Ilir Proda me origjinë nga Saranda emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

Ilir Proda me origjinë nga Saranda propozohet për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

 

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka propozuar zyrtarisht Ilir Prodën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, një emërim që pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në drejtimin e policisë.

 

Ky propozim vjen pas përfundimit të procesit të vlerësimit nga Komisioni Ad-Hoc, i cili ka hartuar listën me 11 kandidatët potencialë për të pasuar Muhamet Rrumbullakun, që ka dhënë dorëheqjen nga posti i mëparshëm. Komisioni ka përdorur një sistem të pikëzimit për të vlerësuar kandidatët, duke u bazuar në përvojën, aftësitë dhe rezultatet e tyre në fushën e sigurisë publike.

 

 

Ilir Proda, i cili ka origjinë nga Saranda, është një emër i njohur në radhët e Policisë së Shtetit dhe ka përvojë të gjatë në sektorin e sigurisë. Përzgjedhja e tij pritet të përbëjë një zhvillim të rëndësishëm për këtë institucion, duke marrë parasysh sfidat aktuale në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend.

 

Tani mbetet për t’u parë nëse propozimi i Ministrit të Brendshëm do të marrë miratimin e kryeministrit dhe se si do të ndikojë ky ndryshim në drejtimin e Policisë së Shtetit.

 

ILIR PRODA – KARRIERA

 

Ilir Proda, i lindur në Sarandë, ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në radhët e Policisë së Shtetit. Përveç angazhimit të tij në polici, Proda ka qenë edhe portier i ekipit lokal të futbollit Butrinti, duke treguar pasionin e tij për sportin dhe përkushtimin ndaj komunitetit të tij.

Karriera e tij profesionale nisi me Akademinë e Policisë (2002-2005), pas së cilës filloi shërbimin në Komisariatin Nr.3 në Tiranë nga gushti 2005 deri në nëntor 2011. Pas kësaj, ai vazhdoi shërbimin në Komisariatin Nr.4 deri në mars 2012.

Në mars 2012, Proda iu bashkua Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke punuar në seksionin kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit deri në qershor 2013. Në vijim, ai shërbeu për një periudhë të shkurtër në Policinë e Lezhës deri në tetor të po atij viti.

Pas kësaj, ai mori detyrën e Shefit të Komisariatit Nr.2 në Tiranë, ku qëndroi deri në dhjetor 2014, dhe më pas u transferua si Shef i Komisariatit Bulqizë deri në shkurt 2016. Proda vazhdoi më tej si pjesë e Seksionit për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme deri në maj 2017.

Në periudhën maj 2017-korrik 2019, ai punoi në Njësinë për hetimin e krimeve kundër personit dhe pasurisë, pas së cilës u emërua Zv.Drejtor për hetimin e krimit në Korçë, ku shërbeu deri në tetor 2021. Nga tetori 2021 deri në mars 2023, ai mori të njëjtin rol në Elbasan.

Në mars 2023, Ilir Proda u emërua Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit, një pozicion me përgjegjësi të madhe në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në këtë rajon.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë
Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.