Iku dhe Butrinti/ Mafia nis procedurat e PPP

12/10/1913:32

Shperndaje:


Kush fshihet pas planit që ka shumë kohë që po hartohet dhe që pritet ta kthejë Parkun Kombëtar të Butrintit në një kafene të madhe private?
Kush do ta mbajë përgjegjësinë e këtij atentati që po i behet trashëgimisë tonë historike?
A është misioni i kësaj qeverie zhdukja nga harta e botës e Shqipërisë dhe shqiptarëve? Gjërat që po ngjasin bëjnë edhe më skeptikun ta besojë këtë…

Është përfolur shumë herë, ka pasur shumë specialistë që e kanë paralajmëruar këtë që po ndodh sot, por pikërisht prej absurditetit që përfaqëson, pothuaj askush nuk e ka besuar. Njerëzit që jetojnë në këtë vend, intelektualët e vërtetë, studiuesit e vërtetë të historisë dhe trashëgimisë, kanë refuzuar ta besojnë sepse ky do të ishte vërtet kulmi i një qeverie që e ka ndarë mendjen të shkatërrojë gjithçka.

Por ja ku jemi përballë asaj që, deri dje, refuzonim ta besonim: Ministria e Kulturës ka njoftuar tre ditë më parë se ka nisur bisedimet për planin e menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Butrintit.

A e dini çfarë do të thotë kjo?

Do të thotë se Parku Kombëtar i Butrintit, i mbrojtur nga UNESCO, një nga më të mëdhenjtë në vendin tonë, në gjendje të shkëlqyer, një destinacion i jashtëzakonshëm turistik, që i fut arkës së shtetit 1 milionë euro të ardhura në vit vetëm nga vizitorët, do të jepet me konçension. Një tjetër PPP do të firmoset së shpejti. Në fakt thjeshtë do të zyrtarizohet sepse praktikisht letrat janë bërë gati më kohë, plani i vjedhjes së Butrintit është i vjetër e djallëzor po aq sa edhe njerëzit që do ta marrin në administrim de facto e që nuk është fare e vështirë të merren me mend se cilët janë.

Dosja është kopsitur dhe përpunuar mirë. Është përgatitur terreni me pushtetin vendor në Sarandë; drejtuesit lokalë janë bërë me kohë aleatë në këmbim të vendeve të punës; janë bërë raporte që e nxijnë realitetin dhe theksojnë se sa e domosdoshme është kjo ndërhyrje; u bënë ndryshimet e nevojshme ligjore që garantojnë monopolin në treg, tani ka filluar procesi i dëgjesave në fund të të cilave natyrisht do të theksohet nevoja e marrjes së Butrintit nga një konçensionar dhe…u kry!

E përmbledhur shumë shkurt, kjo është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e një PPP që pritet të firmoset së shpejti.
Kjo është ajo çfarë kjo qeveri po u bën shqiptarëve. Po u vjedh gjithçka dhe po i përzë nga trojet e tyre.

A thua do të vijë dita që këta monstra të përgjigjen për krimet që po bëjnë?

A është misioni i kësaj qeverie zhdukja nga harta e botës e Shqipërisë dhe shqiptarëve? Gjërat që po ngjasin bëjnë edhe më skeptikun ta besojë këtë…/ Marrë me shkurtime nga Pamfleti


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rruga e shembur në Vllahat – një lagje mbetet e izoluar pas rrëshqitjes së tokës – VIDEO
Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë
Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.