IKMT kallëzon Kryebashkiaken Florjana Koka për shpërdorim detyre dhe falcifikim dokumentash


Është kallëzuar penalishtë kryetarja e bashkisë së sarandës Floriana Koka e cila akuzohet për shpërdorim detyre dhe falcifikim dokumentash. Report Tv disponon një kopje të kallëzimi që është bërë nga Inspektorati Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Njëkohësisht IKM në kallëzimin penal të datës 29.05.2018 ka kallëzuar edhe Ish kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka por edhe ish-shefin e urbanistikës në Bashkinë e Sarandës Panajot Gunari.
E gjithë historia nis me një leje për një objket polifunksional 7 katësh të dhënë në dhjetor të vitit 2010 në Zonën e Hoteleri Turizmit, kanali i Çukës, për firmën ndërtuese, Dinamika SHPK dhe e firmosur nga kryetari i atëhershëm i bashkisë Sarandë Edmon Gjoka. Përshkak të kalimit të afateve është kërkuar rinovimi i lejes së ndërtimit dhe 15 dhjetor të vitit 2017 kjo leje është miratuar.
Por edhe në këtë rast IKMT ka hasur në disa shkelje të karakterit teknik. Njëkohësisht ka ndryshuar edhe kompania ndërtuese emeri i të cilës është DAED shpk. Ndërsa leja e shtyrjes së afateve është firmosur nga kryetarja aktuale e bashkisë së Sarandës Floriana Koka. Sipas IKMT kallëzimi është iniciuar nga një ankes e bërë nga familja Xhaxhiu, por edhe nga Shoqëria Agikons e cila ka ndërtuar një komples multifunksional i njohur edhe si Bougainville Bay, siç shikohet edhe nga pamjet, gropa e hapur për ndërtimin e objektit 7 katësh është para objektit të kompanisë Aginkons.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë
Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.