Ikën Ristani nga Saranda, vjen Arben Imami. Në maj zgjedhje të reja në degën e PD

27/04/1614:35

Shperndaje:

arben imaminKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e djeshme një mbledhje pune në selinë e kësaj partie. Qëllimi i saj ka qenë ngritja e grupeve të punës për cdo qark të kësaj partie dhe vendosja e drejtuesve të këtyre grupe. Në qarkun e Vlorës, ku bën pjesë edhe Saranda, mësohet se në krye të grupit të punës do të jetë Arben Imami. Më parë në krye të grupit ka qenë deputeti Arben Ristani, i cili është edhe deputet në Sarandë. Ende nuk janë shpjeguar arsye të largimit të Ristanit nga Saranda, por një arsye mund të jetë edhe konflikti që pati disa kohë më parë me gazetarin Nebil Çika, i cili në Sarandë gëzon një reputacion të madh, pasi Nebil Çika  ka qenë edhe pjesë e strukturave drejtuese të PD Sarandë.
Gjithashtu mësohet se Partia Demokratike do të fillojë në ditët e ardhshme një riorganizim të plotë, duke u ristukturuar në bazë degësh me ndarjen e re territoriale, që do të thotë se në rrethin e Sarandës do të kemi edhe 2 degë të reja të Partisë Demokratike dhe zgjedhje të reja për këto struktura. Zgjedhjet e reja do të përfshijnë seksionet, grupseksionet dhe degët e Partisë Demokratike.

.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Aksident në aksin Qafë Botë–Krane, makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal
Allegro Restaurant në Shëtitoren e Sarandës kërkon Zgarist dhe Kamarier
Siguria, plazhet dhe zhurmat sjellin në Sarandë për takim urgjent 2 ministra – VIDEO
Vila Green Garden në Sarandë kërkon Sanitare për 4 orë punë
Xarra në Festë – Takim brezash në Xarrë
Hotel VISAD në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.