Identifikohet shqiptari i vrarë nga policia greke

23/11/1815:57

Shperndaje:


 

Altin Mulla është shqiptari i vrarë nga policia greke mbrëmjen e djeshme, gjatë një përplasje me armë zjarri pranë zonës së Janinës.
39-vjeçari sëbashku me disa shqiptarë të tjerë po transportonte lëndë narkotike me çanta, kur policia greke ka shkëmbyer zjarr.
Nga konfrontimi me armë zjarri mbeti i plagosur edhe një efektiv policie grek, i cili gjendet momentalisht në spitalin “Haxhikosta” në Janinë.
Mediat greke raportuan ditën e djeshme se shqiptarët po mundoheshin të kalonin nga kufiri konkretisht çanta me 13 pako që përmbanin 166 kg e 200 gram marijuanë. Krahas sekuestrimit që iu bë lëndës së tyre narkotike, policia greke iu sekuestroi edhe dy armë të tipit kallashnikov.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes vijon operacioni për kapjen e trafikantëve të tjerë dhe mbledhjen e materialeve hetimore.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.