
I zhdukur prej 1 muaji, babai flet në emisionin “Pa gjurmë”: Ja për çfarë dyshoj



Fatjon Doda, 22-vjeçari nga fshati Shëndëlli në Konispol, rezulton ende i zhdukur, ndërsa stafi i programit realizoi një lidhje telefonike me babain Ndrec Doda, i cili tha se i biri kishte bërë telefonatën e fundit me të vëllanë nga Ksamili. I ati ngre dyshimet se Fatjoni ndodhet në një burg të Greqisë, pasi kishte një dënim të papërfunduar në këtë shtet. 22-vjecari ishte dënuar me 6 vite burg heqje lirie me akuzën për ’shpërndarje të lëndëve narkotike’
VIDEO NË YOUTUBE https://youtu.be/a6xcMdxvxS8
’Kemi informacione se djali ka kaluar ilegalisht kufirin në Greqi. Fatjoni ka qenë në qytetin e Sarandës, tek motra e tij dhe i ka thënë se do shkonte deri në Ksamil për të takuar disa shokë, që ne nuk i njohim. Atë ditë që është zhdukur ka qenë në Ksamil dhe ka komunikuar me djalin tjetër pasditen e 14 dhjetorit. Dyshoj se ndodhet në një burg të Korfuzit, por unë vetë s’kam mundësi të shkoj atje se jam i paralizuar. Nëse është kapur në Greqi, ai ka përfunduar pas hekurave pasi ka patur për të bërë edhe tre vite të tjera dënim.. Djali im është dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike me 6 vite. 3 prej të cilave i kreu në izolim, ndërsa të tjerat i kishte detyrim paraqitje, por u arratis dhe u kthye në Shqipëri’. /SHQIPTARJA.COM




Na ndiqni:
Postimet e fundit

Butrinti fiton derbin ndaj ekipit të Delvinës – VIDEO
20/01/2219:09

Kapet në Lezhë dhe i dorëzohet policisë së Sarandës i kërkuari për pengmarrje dhe plagosje
20/01/2219:09

On My Way kërkon të punësojë punonjës për shitjen e karburantit
20/01/2219:09

Ultra Courier Sarande kërkon të punësojë Korrier. Pagë e kënaqshme, e Diela pushim
20/01/2219:09

Këshilltarët ndërrojnë mendje, Christian Canacaris bëhet “Qytetar Nderi” i Sarandës
20/01/2219:09

Delvina betohet: Ja të vdesim, ja të rrojmë, me Sarandën do fitojmë!
20/01/2219:09

Nesër vendoset fati i Butrintit, reagimi: Dhënia në të huaj rrezik për identitetin kombëtar
20/01/2219:09

U aksidentua, mblodhi plaçkat dhe iku, procedohet penalisht polici i FRONTEX
20/01/2219:09

Automjeti përmbyset në rrugën pa sinjalistikë, zhduket drejtuesi i mjetit
20/01/2219:09

Përmbytje në plantacionet me mandarina në zonën e Mursisë
20/01/2219:09






Rezervime

Vila Alvin, apartament 1+1, Kati 2
20/01/2219:09

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
20/01/2219:09

Dhomë katërshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
20/01/2219:09

Apartament Ionian Saranda Sea
20/01/2219:09

Apartament per pushime ne Sarande
20/01/2219:09
Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
20/01/2219:09

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 18
20/01/2219:09

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 27
20/01/2219:09

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
20/01/2219:09

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
20/01/2219:09



