I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik, sekuestrohen pasuritë e një personi në Delvinë

18/12/2411:13

Shperndaje:

I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik, sekuestrohen pasuritë e një personi në Delvinë

 

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjykata konfiskoi pasuritë e shtetasit E.B. dhe të familjarëve të tij, i dënuar në Itali për veprën penale të ‘Trafikimit të drogës’.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit pasuror ndaj këtij shtetasi, rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit, në Torino, Itali e dënoi me 21 vite burgim për veprën penale te “Trafikimit te drogës” dhe në datë 21.04.2014, u bë arrestimi i tij me qëllim ekstradimin në Itali.

 

sekuestrohen pasuritë e një personi në Delvinë

 

Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 03.12.2003 në Romë, ka transportuar dhe mbajtur me qëllim tregtimi, një sasi prej disa kilogramësh heroine, e cila sigurohej nga Shqipëria dhe transportohej në Itali.

Prokuroria provoi se pasuritë që ky shtetas zotëron, nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Shtetasi E.B., nuk figuron të ketë qenë i regjistruar në ndonjë Zyrë Rajonale Punësimi në Itali, edhe pse deklaroi se punonte si kamionist apo murator dhe niveli i lartë i jetesës nuk justifikohet nga pikëpamja ekonomike, nga ai apo pjesëtarët e familjes.

Pasuritë dyshohet se janë krijuar me të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm i tregëtimit të lëndëve narkotike gjatë periudhës 2003 – 2006, pasi rezulton se e ka kryer këtë aktivitet në mënyrë të përsëritur gjatë këtyre viteve.

 

Duke vlerësuar se ka të dhëna të mjaftueshme që vërtetojnë aktivitetin kriminal të shtetasit E.B., për veprën penale të parashikuar nga nenet 283 të Kodit Penal dhe se këto pasuri nuk kanë prejardhje të ligjshme si dhe faktin që këto pasuri janë krijuar pas kryerjes së aktivitetit kriminal dhe dënimit të këtij shtetasi, prokuroria kërkoi konfiskimin e pasurive të mëposhtme, dy godina dhe kalimin e tyre në pronësi të shtetit:

 

1.1 Pasuria e ndodhur në qarkun Vlorë, njësia Delvinë, adresa Vanë, ndërtim pa leje aplikuar për legalizim; dhe

1.2 Pasuria e ndodhur në qarkun Vlorë, njësia Vergo adresa Vane, ndërtim pa leje, aplikuar për legalizim.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rruga e shembur në Vllahat – një lagje mbetet e izoluar pas rrëshqitjes së tokës – VIDEO
Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë
Biznesi ka ankesa: Erdhën shumë pushues, por koprracë që shpenzojnë më pak
Shkollat dhe stadiumet në Konispol dhe Delvinë hapësirat që do të përshtaten për pritjen e azilantëve nga Azia
Policia Bashkiake nis aksionin për heqjen e koneve dhe rraqeve nga rrugët e Sarandës
“Festivali i Mandarinës – Agrume dhe Diell” në Konispol më 6 dhjetor 2025

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.