Himarë, gjendet një pushues i vdekur, dyshohet se u godit nga motoskaf


HIMAREHimarë, gjendet një pushues i vdekur, dyshohet se u godit nga motoskaf.  Siaps policisë, midis Himarës dhe Livadhit është parë një person i dëmtuar brenda në det (rreth 50 m larg bregut) dhe me ndihmën e një skafi është nxjerrë në anë të detit, nga ku është marrë dhe është transportuar menjëherë në Spitalin e Himarës, vend në të cilin ka nderruar jetë. Nga kqyrja që i është bërë trupit të viktimës ka rezultuar se ka marrë dëmtime në pjesën e shpinës dhe të gjymtyrëve. Gjeneralitetet e viktimës ende nuk janë bërë të ditura, por dyshohet se mund te jetë rreth 40-50 vjeç dhe se mund të jetë shtetas i huaj. Paraprakisht dyshohet se mund të jetë goditur nga ndonjë mjet i shpejtë lundrues, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe për përcaktimin e shkaqeve të saj..

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Djegia e fushave pas korrjes së misrit, tymi mbulon zonën dhe përhapet deri në Sarandë
Lajm i trishtë në Sarandë/ Nuk u mbijetoi plagëve, ndahet nga jeta Andon Kapetani
Sezoni i ullirit 2026, pritshmëri për më shumë prodhim dhe çmime më të ulëta të vajit
9-vjeçarja Sania përfaqëson Sarandën në “Miss Junior Albania” dhe kërkon mbështetjen tuaj
“E denoncova, por u la i lirë” – biznesmeni në Ksamil: Më shkaktoi 600 euro dëm në hotel
Protestë në gjimnazin “Lefter Talo” në Livadhja, 30 nxënës kërkojnë rikthimin e transportit

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.