
Hapja graduale çdo dy javë! Nga java tjetër do hapim disa biznese për të ndihmuar familjet



Komiteti Teknik i Eksperteve ka hartuar planin e lehtësimit gradual të masave, i cili bazohet në kriteret epidemiologjike, kapacitetet spitalore dhe burimet e nevojshme për kontrollin dhe monitorimin e situatës.“Paketa e masave shoqëruese përcakton hapjen graduale, duke marrë një minimum 2-javor, nga njëra fazë tek tjetra. Në vendimmarjen për të kaluar nga njëra fazë e planit të hapjes tek tjetra, do të vlerësohen nëse do të ketë rënie të qëndrueshme gjatë dy javëve sa i takon 3 indikatorëve: Rastet ditore të konfirmuara me COVID19, numri i qytetarëve të shtruar në spital dhe rastet në terapinë intensive”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi zgjerimin e fashës orare për këmbësorët dhe hapjen e një seri biznesesh, duke filluar nga java tjetër.“Nëse treguesit do të jenë të qëndrueshëm, nga java e ardhshme, do të rrisim në 2 orë e 30 minuta fashën orare për individët. Do të hapim një kategori biznesesh, që nga tregtimi i veshjeve, këpucëve, tekstileve, mobiljeve, ndriçimit, pajisjeve elektronike, dyqaneve të luleve etj, për të lehtësuar ekonomitë familjare. Do të lejojmë transportin taksi nga qyteti në qytet me vetëm një person pasagjer, sipas masave të përcaktuara në protokollin specifik për udhëtimin me taksi”, bëri të ditur ministrja.Gjatë komunikimit të saj me publikun, Manastirliu tha se vlerësimi për hapjen graduale do të jetë shumë i kujdesshëm dhe do të përcaktohet nga situate e COVID19 në terren.“Vlerësimi i çdo hapi të ndërmarrë do të analizohet çdo dy javë. Në rast se nuk do të kemi tregues të qëndrueshëm të situatës epidemike, plani parashikon edhe rikthim të masave të ashpra. Në rast se situata do të vijojë të jetë e qëndrueshme pas analizave të përdyjavëshme, pra nëse nuk do të kemi nevojë për frenat e emergjencës që janë gjithmonë aty, atëherë, në fillim të muajit Maj do të zgjerojmë lëvizjen e makinave brenda një bashkie, me fasha orare edhe për ata që duan të shkojnë për pazar si dhe do të lehtësojmë më tej lëvizjen e këmbësorëve brenda qyteteve”, tha Manastirliu.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Fjalët pikëlluese të babait për humbjen e djalit 14-vjeçar
22/04/2013:42

Ndodhi gjatë natës në Sarandë, makina përplaset me kangjellat e trotuarit
22/04/2013:42

Vrasja e Edmond Papës, prokuroria dërgon në gjyq dy miqtë e Aleksandër Sadikaj
22/04/2013:42

29-vjeçari gjendet i varur në pemë! Policia heton për vrasje, duart i kishte të lidhura me tel
22/04/2013:42

Lajm i Trishtë, 14-vjecari nga Vllahati ndërroi jetë sot në mëngjes në Tiranë
22/04/2013:42

Butrinti humbet në Sarandë me Labërinë, Delvina pëson humbje në Pogradec
22/04/2013:42

Dogji materialet e ndërtimit, kapet autori i shpallur në kërkim nga Policia
22/04/2013:42

FAKTOJE.AL – 4.6 milionë € për 1 km rrugë pa skarpata
22/04/2013:42

Shkëmbi bie në rrugën Kardhiq – Sarandë, fatmirësisht pa pasoja – VIDEO
22/04/2013:42

Si asnjë vit tjetër, në 2023 në zonën e Sarandës 11 humbje jete në aksidente
22/04/2013:42






Rezervime

Apartament per pushime ne Sarande
22/04/2013:42

Apartamenti 3 – Vila Stupende
22/04/2013:42

Apartament 1+1 me pishinë
22/04/2013:42

Dhoma dyshe – Hotel Mesopotam
22/04/2013:42

Suitë me pamje nga deti – Vila Park Bujari Ksamil
22/04/2013:42
Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
22/04/2013:42

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 6
22/04/2013:42

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 2
22/04/2013:42

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
22/04/2013:42

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 31
22/04/2013:42



