Hapet tenderi për Kardhiq-Delvinë. Tiranë – Sarandë 3 orë



Qeveria shqiptare ka hapur tenderat për ndërtimin e 3 segmenteve të rrugës Kardhiq-Delvinë. Në total do të investohen 52.5 milionë euro për lotet 4, 5 dhe 6 të kësaj rruge.
Punimet duhet të zgjasin 2 vite, ndërkohë që hapja e ofertave do të bëhet në ditët e para të shtatorit.
Buxheti i shtetit ka parashikuar fonde për këtë rrugë që për vitin 2018, kështu që punimet duhet të nisin brenda vitit.
Ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë ka nisur që me Qeverinë “Berisha”, por vazhdimësia e projektit është ndërprerë. Fillimisht u parashikua që kjo rrugë të përfshihej në projektin “1 miliard euro” për ndërtimin e infrastrukturës përmes partneritetit publik-privat, por këtë vit qeveria ndryshoi mendje, duke pranuar që ta financojë me fonde buxhetore.
Aksi ka një gjatësi rreth 34 km dhe përfshin ndërtimin e një tuneli dhe disa urave. Deri më tani kanë përfunduar 7.6 km nga Ura e Kardhiqit në drejtim të Fushë-Bardhës, si dhe 9.7 km nga Delvina në drejtim të Vergos.
Kjo rrugë është cilësuar një nga akset më prioritare, që shkurton në 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana deri në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shpallet tenderi 1.5 milionë euro për rikualifikimin e katër rrugëve në Ksamil
“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet
Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.