Grevë në doganat greke, të hënën në mëngjes lejohet kalim vetëm me “duar në xhepa”

25/10/2518:04

Shperndaje:

Grevë në doganat greke, të hënën në mëngjes lejohet kalim vetëm me “duar në xhepa”

 

Të Hënën, më 27 tetor 2025, në pikat kufitare Qafë Botë dhe Kakavijë, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve për një periudhë katërorëshe, për shkak të grevës së doganierëve grekë.

 

 

Sipas njoftimit nga pala greke, nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me orën shqiptare), do të ndalohet kalimi i mjeteve në të dy drejtimet e kufirit.

Gjatë kësaj kohe, do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.

 

Udhëtarët që planifikojnë të kalojnë kufirin me automjete në datën 27 tetor, këshillohen të zgjedhin orare të tjera të ditës, për të shmangur pritjet dhe vonesat që mund të shkaktojë kjo ndërprerje e përkohshme.

 

Grevë të ngjashme doganierët grekë kanë zhvilluar edhe më parë, duke ndikuar në fluksin e udhëtarëve dhe qarkullimin tregtar mes dy vendeve. Autoritetet pritet të rikthejnë normalitetin menjëherë pas përfundimit të grevës.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pension për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta, zbatimi nis në qershor
Zbardhen zonat për “Paketën e Maleve” në Sarandë: 22 Ha në Gjashtë dhe 43 Ha në Lëkurës
Banorët denoncojnë: Lumi në Borsh po mbushet me mbetje, rrezikohet edhe plazhi – VIDEO
Bashkia Sarandë dorëzon hartat e “Paketa e Maleve”, ishte vënë kusht për rikandidimin
“Pritet shiriti” i inaugurimit të punimeve për ujësjellësin e Sarandës nga burimet e Tatzatit
Arameras Resort në Ksamil kërkon të punësojë Financier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.