Greqia shpartallon bandën e trafikut të drogës nga Shqipëria


tonelata drogeNe nje operacion te gjere ne Afnidhes, Aspropyrgo, Ujerat e embla, Imito, Koridhalo, Salamine, Kalithea, Kifisa te Athines, ne Zakintho, ne Veria, u arrestuan 15 shtetas (13 greke e 2 shqiptare), pjestare te nje organizate kriminale. Një prej të arrestuarve mësohet se është nga Saranda. Bashkepunetore te tyre jane gjithashtu edhe 2 greke e 2 shqiptare qe jetojne jashte shtetit.
Konkretisht, pasi hetimeve disa mujore, ne bashkepunim me Zyren e DEA, ne ambasaden e SHBA ne Athine, u arrit te konkludohej ne grumbullimin e informacionit te plote mbi kete organizate kriminale.
Kjo organizate zoteron kompani transporti ne vende te ndryshme Europiane, duke perdorur mjetet per transportin e droges. Transporti i droges nga Shqiperia ne Greqi, drejtohej nga nje shqiptar 44-vjec, banues jashte shtetit, i cili financonte dhe drejtonte transportin me kamiona dhe permes detit, me skafe.
Bashkepunetor i tij ishte shtetasi grek, 56-vjec, i arrestuar, qe merrej me drejtimin e organizates ne Greqi, permes gjetjes se mjeteve per transport, shofereve etj.
Njekohesisht me trafikun e droges nga dhe drejt Europes Perendimore si Hollande e Belgjike, 50-vjecari shqiptar qe jeton jashte shtetit dhe nje grek 50-vjecar, i arrestuar, kryenin edhe trafik droge neperjmet shteteve europiane, duke zoteruar edhe magazina ku mbahej droga.
Prej fundit te prill 2016, ky grup nisi organizimin e transportit te nje sasie te madhe droge nga Shqiperia ne Zakyntho. Ne ore. 11.30 te dates 08.05.2016, ne Zakyntho u arrestuan 5 shtetas dhe u sekuestruan 678 kg 500 gram marijuane, se bashku me kamionat ku do ngarkohej droga. Ne Patra u arrestuan dy shtetas te tjere dhe u sekuestrua 1 gomone. Gjate operacionit u sekuestruan:
678 kg 500 gram marijuane
57 gram marijuane e perpunuar
5 kamiona e 3 rimorkio
1 automjet
1 karabine
1 pistolete
21 fisheke
14.940 euro
100 Corona ceke
8 dollare amerikane
39 celulare etj
Jane njoftuar autoritetet belge dhe kane arrestuar 2 shqiptare, pjestare te organizates, te cileve u jane sekuestruar 100 kg marijuane ne forme cokollate.
Nga hetimet e deritanishme jane zbuluar disa ngjarje ku ka lidhje ky grup:
Ne 25.01.2014, ne portin e Patres, jane kapur 451 kg 355 gram marijuane, ku eshte arrestuar shoferi i mjetit, bullgar 62-vjec.
Ne 04.12.2014, ne kufirin Serbi – Maqedoni, u sekuestruan 678 kg 500 gram marijuane dhe u arrestua nje grek 52-vjec.
Ne 19.04.2015, ne Angli, u kapen 23 kg kokaine ne kamionin e kompanise se shqiptarit 50-vjecar, me drejtues grek 38-vjec.
Ne 30 prill 2015, ne Kulata, Bullgari, u kap nje grek me 531 kg marijuane.

.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë
Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.