Greqia shpall në kërkim Klement Balilin

11/05/1620:45

Shperndaje:


Dokumente të policisë greke të para nga BIRN tregojnë se 44 vjeçari, aktualisht drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit në Sarandë dhe biznesmen në këtë qytet, është shpallur në kërkim nga autoritetet greke – i dyshuar si drejtues i një grupi  trafiku ndërkombëtar lëndësh narkotike.
Një biznesmen shqiptar, i cili është njëkohësisht drejtor në administratën publike, u shpall me të hënën (9 maj) në kërkim në Greqi i dyshuar si kreu i një grupi që ka trafikuar sasi të stërmëdha marijuane nga Shqipëria në shumë vende të Europës.
Policia greke kreu një operacion masiv gjatë ditëve të fundit, duke arrestuar një dyzinë njerëzish dhe duke konfiskuar rreth 678 kilogramë marijuanë të fshehur në një ishull të vogël në Greqinë e Veriut.
Sipas skemës së zbuluar nga policia greke, trafikantët përdornin skafe të shpejta për të transportuar marijuanën nga Shqipëria për në Greqi e më pas, përdornin kompani transporti rrugor false për të transportuar drogën në vende të tjera Europiane.
Dokumente të policisë greke të para nga BIRN tregojnë se Balili është shpallur në kërkim, i dyshuar si një nga krerët e grupit të trafikut.droga

.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Borsh/ Banorët e Qazim Palit sërish në protestë: “Pronat i kemi me ligj, por na i rrëmbejnë”
Vila Marjana në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhiniere dhe Sanitare
Jepet me qira vjetore Bar – Restorant “Blue Sky” në Sarandë
Matilda Qurku zgjidhet kryetare e Degës së Partisë Demokratike Sarandë
Delvina fiton në transfertë, mposht Shkumbinin 2-1
Butrinti fiton 3-0 ndaj Eagle, mbetet në garë për kreun – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.