Greqia rihap plazhet në tentativë për të shpëtuar industrinë e turizmit

16/05/2014:37

Shperndaje:


Plazhet publike në Greqi u rihapën pas mbylljes së imponuar nën masat e rrepta të distancimit fizik dhe social për shkak të pandemisë nga koronavirusi.
Vendi përballet me një valë nxehtësie dhe banorët janë mbledhur në plazhe në kërkim të relaksit.
Greqia ka hapur kështu më shumë se 500 plazhe, një lëvizje për ringjalljen e sektorit të turizmit, të goditur rëndë nga pandemia.

Sipas një manuali të lëshuar nga qeveria, çadrat duhet të jenë katër metra larg njëra-tjetrës dhe në 100 metra katrorë lejohen vetëm 40 persona.
Këta të fundit duhet të ruajnë distancën prej një metër me njëri-tjetrin. Por kjo qe e pamundur. Autoritet u panë të bëjnë disa herë thirrje për respektimin e distancës dhe të rregullave me anë të një droni me altoparlantë.
Lehtësimi i kufizimeve konsiderohet vendimtar për të shpëtuar industrinë e turizmit gjatë verës, në një vend që rrezikon recesionin më të keq në BE.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje
Ice Roll Ksamil kërkon Kamariere, Ndihmës kamariere dhe Hostes. Ofrohet akomodim
Don Peppe Pizzeria kërkon të punësojë Picajol dhe Kamarier
Restorant Sophra në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier dhe Ndihmës Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.