Goditet me grushte dhe sende të forta, 48-vjeçari përfundon në Spital, arrestohet autori
Goditet me grushte dhe sende të forta, 48-vjeçari përfundon në Spital, arrestohet autori
Policia njofton se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda pranë Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, i dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u krye pasi, gjatë ditës së djeshme, në vijim të një konflikti për motive të dobëta, 41-vjeçari ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin G. M., 48 vjeç, banues në Konispol.
I dëmtuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtim në Spitalin e Traumës.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Burime policore bëjnë me dije se 41-vjeçari ndodhej prej rreth një jave në Sarandë dhe gjatë kësaj periudhe kishte pasur edhe konflikte të tjera me qytetarë të ndryshëm, por pa përdorimin e sendeve të forta, ndryshe nga rasti i fundit.
Po sipas policisë, i arrestuari ka shfaqur shqetësime të sistemit nervor dhe, pavarësisht arrestimit, pritet të dërgohet për shtrim të detyruar në Spitalin Psikiatrik të Lezhës.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit