Gjykata pezullon nga detyra prokurorin Kledian Llaho, për dyshimet për korrupsion

17/01/258:01

Shperndaje:

Gjykata pezullon nga detyra prokurorin Kledian Llaho, për dyshimet për korrupsion

 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 16 janar caktimin e masës së sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive. Sipas SPAK, më datë 6 janar, emri i Llahos është regjistruar si person nën hetim, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”.

 

Në njoftim sqarohet se Llaho dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij, shtetasi V.GJ. “[…] ka dyshime për veprime të kundraligjshme edhe në raport me persona të tjerë”, thekson SPAK dhe shton se Llaho në cilësinë e prokurorit dyshohet se ka abuzuar me funksionin e tij në çështjen penale nr.774 të vitit 2021 dhe të çështjes me nr.720 të vitit 2024.

 

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të martën caktimin e masës së sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj prokurorit Llaho.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Digjen nga zjarri katër kjoska në Syrin e Kaltër, ende të paqarta shkaqet
Uma Restaurant në Ksamil kërkon staf. Ofrohet Akomodimi dhe ushqimi
Hotel VISAD në Sarandë kërkon Sanitare për punësim vjetor
NS STORE në Sarandë kërkon të punësojë Asistente Shitjeje
Historiku i Konispolit II, promovohet në Konispol libri i Ali Maliqi – VIDEO
Progonati SHPK kërkon Shefe Finance, Arkëtare dhe Faturiste

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.