GJKKO dënon me burg Jorgo Goron, sekuestrohet toka e invesitorit strategjik

13/03/2515:52

Shperndaje:

GJKKO ka dënuar me 3 vite e 1 muaj burg, ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Gore, i akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste për çështjen e tjetërsimit të 10 mijë metra katrorë tokë në Gjilekë të Himarës.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Goro do të vuajë 2 vite e 20 ditë burg .

 

 

Ndërkohë, GJKKO ka dënuar me 2 vite burg Vezir Gjikokën, dhe nga gjykimi i shkurtuar do të vuajë 1 vit e 4 muaj

 

Jerasimo Basho dënohet me 3 vite burg dhe nga gjykimi i shkurtuar do vuajë 2 vite burg. Sipas prokurorëve të Posaçëm, hetimet treguan se Goro përcolli pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një toke bujqësore pronë shtet, në favor të Stavri Mëhillit, në kërkim. Pas kësaj procedure, toka u shit te një shoqëri private me përfaqësues ish-deputetin Artan Gaçin. Në total 10 mijë m2 tokë e tjetërsuar në 2 sipërfaqe të ndryshme, tashme është e sekuestruar me vendim të GJKKO.

 

Po kështu nga hetimi penal sipas SPAK rezultoi plotësisht e provuar se ish kryebashkiaku ka fshehur dhe nuk ka deklaruar një apartament, me sipërfaqe totale 81.41 m2, me adresë në Tiranë, të cilin e kishte regjistruar ne emrin e një shtetasi tjetër me inicialet G.S.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zhduket çobani në Delvinë, kolegu i tij denoncon në Polici
NJOFTIM Punësimi për Kamarier në Fast Food SHEJNI në Sarandë
Parku i Butrintit kërkon Oficer Biletash dhe Specialist i angazhimit me komunitetin
Rama: Hiqni trarët për parkime dhe tendat në lokale, do hani gjoba e ndjekje penale
“IL Pomodoro” punëson Kuzhinier/e, Picier dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, por i pezulluar për veprimet doganore

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.