
Damian Gjiknuri: PD-LSI nuk kanë moral të kërkojnë vota në Qarkun e Vlorës



.
Gjiknuri takim me banorët e zonës së hangarëve në Vlorë
Gjiknuri: PD dhe LSI nuk kanë çfarë t’i ofrojnë Vlorës dhe Sarandës
Gjiknuri: PD-LSI nuk kanë moral të kërkojnë vota në Qarkun e Vlorës
Gjiknuri: Votoni për PS, ekipi i saj i lidhur ngushtësisht me Vlorën
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me banorët e zonës së hangarëve në rajonin numër 5 të qytetit. Teksa është ndalur në projektet të cilat kanë trasformuar zonën, drejtuesi politik tha se mbështetja për Partinë Socialiste do të jetë votë pro zhvillimit dhe vijimit të projekteve.
“Kam zgjedhur ta mbuloj vet këtë njësi pasi ka nevojë për vëmëndje më shumë, ka nevojë për më shumë investim sepse janë zona periferike. Janë zona që janë krijuar vonë pas viteve 90 dhe kanë nevojë për një vëmendje të veçantë dhe unë si drejtues politik kam përgjegjësi më të madhe se kolegët e tjerë që ne ti relizojmë këto gjëra. Na duhet mbështetja për Partinë Socialiste dhe Qeverinë. E duam këtë mandat për të mbaruar punët e nisura në Rrugën e Lumit të Vlorës, se shumë prej jush mund të jenë edhe prej asaj zone. Më parë as nuk ju binte ndërmend të shkonit në këto fshatra, ju keni ikur nga fshati se ishte aq larg sa dukej sikur shkoje në një shtet tjetër”, theksoi Gjiknuri.
Ndërsa është ndalur edhe te oferta politike e kundërshtarëvë, Gjiknuri tha se vlonjatët duhet të votojnë ata që u janë në krah dhe që ju dalin zot për punët e nisura dhe zhvillimin e zonës.
“Krahu tjetër nuk ofron asgjë. Lulëzim Basha është njeri i provuar, ka mungesë totale të lidershipit dhe vendimarrjes, sa dhe këto lista i bëri me hile. Çoi më shumë kandidat në lista, vetëm të gënjejë njerëzit, t‘ju thotë ju futa emrin në listë. Po ka një gjë të mirë që ka thënë ai Ilir Meta është se Lulëzim Basha gënjën dhe për orën. Megjithëse tani janë bërë bashkë, vjen Presidenti ti japë përgjigje Ramës nga Vlora. Kanë humbur identitetin politik, LSI-ja nuk përfaqëson asgjë këtu, nuk e di për çfarë kërkojnë vota në Vlorë, ata nuk kanë asnjë kandidat nga Vlora. Ndërkohë që ne kemi një ekip të lidhur me këtë qytet”, u shpreh Gjiknuri.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Butrinti humbet në Sarandë me Labërinë, Delvina pëson humbje në Pogradec
11/04/219:18

Dogji materialet e ndërtimit, kapet autori i shpallur në kërkim nga Policia
11/04/219:18

FAKTOJE.AL – 4.6 milionë € për 1 km rrugë pa skarpata
11/04/219:18

Shkëmbi bie në rrugën Kardhiq – Sarandë, fatmirësisht pa pasoja – VIDEO
11/04/219:18

Si asnjë vit tjetër, në 2023 në zonën e Sarandës 11 humbje jete në aksidente
11/04/219:18

Aksident i rëndë në Sarandë, humb jetën 34-vjeçari Arlind Qendro
11/04/219:18

10 vjet pas prezantimit të Projektit “100 fshatra”, fillojnë punimet në Mursi
11/04/219:18

U denoncuan për fallsifikim testamenti, procedohen penalisht 2 noterë në Sarandë
11/04/219:18

Banori denoncon: Mbrëmë kanë vrarë me armë një mushkë në fshatin tonë
11/04/219:18

Prangosja e zyrtarit, reagon PD: Sarandën dhe Ksamilin e ka mbërthyer Mafia – VIDEO
11/04/219:18






Rezervime

Dhomë çift për pushime
11/04/219:18

Dhoma Ksamil
11/04/219:18

Apartament Ionian Saranda Sea
11/04/219:18

Apartamenti 4 – Vila Stupende
11/04/219:18

The City View Penthouse
11/04/219:18
Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
11/04/219:18

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
11/04/219:18

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
11/04/219:18

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
11/04/219:18

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
11/04/219:18



