Gjendet i varur përpara kishës babai i 3 fëmijëve

20/08/2422:02

Shperndaje:

Një ish efektiv i Policise së Burgjeve në Sarandë është gjetur i varur në portën e Manastirit të fshatit Kostar në Bashkinë Finiq.

 

Ka qenë një qytetar që po shkonte për te ndezur qiri ai që ka gjetur trupin e pajetë. Sipas banorit ka qenë rreth orës 7 të mbrëmjes së sotme, kur është përballur me trupin e pajetë të 34-vjeçarit i varur në derën e brendshme në oborrin e Manastirit.

 

Menjëherë është njoftuar policia dhe në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Postës së Policisë Livadhja. Viktima është identifikuar si Roland Serjani, 34 vjec banues në Delvinë, prind i 3 fëmijëve. Viktima është ish – efektiv i Policisë së Burgjeve në Paraburgimin e Sarandës.

 

Pas mbylljes së Paraburgimit, ishte punësuar si shofer në një subjekt privat në Delvinë. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel L’amo del Mare në Ksamil kërkon Recepsioniste dhe Kuzhinier/e
Ndahet nga jeta doktoresha e njohur nga Konispoli Drita Ademi
Art & Tourism Development Group kërkon të punësojë staf për sezonin në Sarandë
LIVE në Saranda Web – Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 31.03.2026
Vila Del Mar & Del Mar Shop në Ksamil kërkon të punësojë 2 punonjëse
Dimal INC kërkon të punësojë Agjent Shitje Direkte në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.