Gjashtë teoritë kryesore konspirative lidhur me koronavirusin

19/12/2021:30

Shperndaje:


Koronavirusi është krijuar nga Qeveria kineze, virusi doli nga një laborator në Vuhan, koronavirusi është armë biologjike e SHBA-së – janë disa nga teoritë konspirative në të cilat besojnë qytetarët e Ballkanit Perëndimor që janë anektuar nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BIEPAG) dhe Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS).
Sipas këtij hulumtimi, pothuajse 80 për qind e qytetarëve të anketuar të Ballkanit Perëndimor besojnë në ndonjë teori konspirative në lidhje me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.
“Tre e katërta e të anketuarve në Ballkanin Perëndimor besojnë në një shkallë apo shumë në cilëndo prej teorive të konspiracionit për të cilat ne i kemi pyetur, që është shifër më e lartë se në çdo vend të Evropë. Kjo më pas reflekton në vullnetin e tyre që të vaksinohen”, tha Florian Bieber, Qendra për Studime për Evropën Juglindore gjatë prezantimit të këtij raporti.

Pavarësisht se raporti ka gjetur se qeveritë dhe politikanët në vendet e Ballkanit Perëndimor, publikisht nuk kanë përkrahur teoritë konspirative për koronavirusin, sipas Bieber, qeveritë janë bashkëfajtore, sepse “mediat miqësore” me këto qeveri kanë përhapur teori të tilla.

Rindërtimi i besimit në institucione, rruga e qartë integruese e shteteve të Ballkanit në BE mund të ndihmojë në luftimin e teorive konspirative, tha Bieber, po shtoi se kjo merr kohë.

Në Kosovë, sipas hulumtimit, më së shumti besojnë se Qeveria kineze e ka krijuar koronavirusin. Ndërkaq, qytetarët e Shqipërisë besojnë më së shumti ne teori konsiprative për koronavirusin.

Përderisa teoritë konspirative lidhur me COVID-19 janë trend botëror, në Ballkanin Perëndimor janë më të forta dhe, siç thuhet në hulumtimin e BIEPAG dhe IPSOS, ato potencialisht në këtë rajon janë edhe më shkatërruese.

Ky hulumtim është bërë në muajin tetor dhe nga çdo vend i Ballkanit janë anketuar përmes telefonit apo online, rreth 1.000 respodentë.

Gjashtë teori kryesore konspirative lidhur me koronavirusin

Ky hulumtim është bazuar duke analizuar gjashtë teori konspirative.

Teoria e parë është se koronavirusi i ri është krijuar nga Qeveria kineze në një laborator në Vuhan, që do të thotë se ai ka ekzistuar shumë më parë se sa publiku mësoi për të dhe se origjina e këtij virusi është fshehur nga Kina.

E dyta, industria farmaceutike është e përfshirë në përhapjen e koronavirusit.

Teoria e tretë e konspiracionit thotë se ka një lidhshmëri ndërmjet teknologjisë 5G dhe koronavirusit.

Jo, teknologjia 5G nuk e shkakton dhe as përhap COVID-19

Teoria e katërt thotë se ushtria e Shteteve të Bashkuara e ka krijuar koronavirusin e ri si armë biologjike.

Teoria e pestë thotë se Bill Gates po e përdor koronavirusin e ri për të “shtyrë” vaksinimin me mikroçipa, përmes së cilëve do të mundësohej mbikëqyrja e njerëzve.

Dhe teoria e gjashtë, më e përhapur për COVID-19 është se ai ka “dalë” nga një laborator në Vuhan të Kinës.

 

Mohimi i virusit rrezikon shëndetin publik

Qytetarët e Shqipërisë besojnë më së shumti në teori konspirative

Shqipëria ka numrin më të madh të mbështetësve të teorive konspirative në Ballkanin Perëndimor. Në këtë shtet, të gjitha teoritë, pa marrë parasysh sesa kundërthënëse janë, ka më shumë qytetarë që besojnë në to sesa ata që nuk besojnë. Teoritë më të përhapura lidhen ato që ia atribuojnë përgjegjësinë Kinës, por gjithashtu besojë se Bill Gates ka të bëjë shumë me të vërtetë, apo 43 për qind e popullsisë besojnë kështu.

Teoritë e konspiracionit në vendet e Ballkanit lulëzojë për faktin se institucionet janë të dobëta dhe nuk gëzojnë besim dhe po ashtu që nga vitet e 90-ta ky rajon është përballur me teori të ndryshme të konspiracionit, gjen ky hulumtim.

Ndikimi i teorive konspirative

Ndërkaq, besimi në teoritë konspirative është më i theksuar në mesin e euroskeptikëve sesa në mesin e atyre që janë në favor të integrimeve në BE: 60.6 për qind e kundërshtarëve të anëtarësimit në BE besojnë në ndonjërën prej teorive, ndërkaq 48.9 të atyre që janë pro BE-së.

Në kohën e pandemisë COVID-19 teoritë konspirative kanë një ndikim të madh në pasojat shëndetësore. Shumë studime tregojnë se personat që besojnë në teori konspirative kanë më pak gjasa që të vaksinohen. Teksa vaksinat kundër COVID-19 janë duke u bërë të qasshme, është “e qartë se përveç shpërndarjes së vaksinave, gatishmëria e qytetarëve për t’u vaksinuar është kruciale për të mposhtur pandeminë”, thuhet në hulumtim. /Europa e Lirë

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.