“Gjakun e djalit tim nuk e shes” – Babai i 17-vjeçarit të plagosur në Sarandë rrëfen ngjarjen

01/04/2519:11

Shperndaje:

“Gjakun e djalit tim nuk e shes” – Babai i 17-vjeçarit të plagosur në Sarandë rrëfen ngjarjen tronditëse. 

 

“Gjakun e djalit tim nuk e shes” – Babai i 17-vjeçarit të plagosur në Sarandë rrëfen ngjarjen tronditëse

 

“Gjendja e djalit tim është shumë e rëndë. Ai është goditur brutalisht dhe tani po lufton për shëndetin e tij.”

Kështu e nis rrëfimin babai i 17-vjeçarit të plagosur me thikë nga një 18-vjeçar në Sarandë. Ai tregon se ky nuk është konflikti i parë mes të rinjve dhe se më parë djali i tij kishte fshehur të vërtetën nga frika.

 

Gjakun e djalit tim nuk e shes” – Babai i 17-vjeçarit të plagosur në Sarandë

 

“Ky është sherri i dytë. I pari ndodhi më 22 mars, por atëherë djali im nuk na tha çfarë kishte ndodhur. Ai na tha se kishte rënë nga shkallët, por në fakt ishte goditur nga i njëjti person. Dhe tani, e njëjta gjë ndodhi përsëri, por këtë herë ishte edhe më keq.”

 

Sipas tij, e gjithë ngjarja nisi për një arsye absurde.

 

“Im bir po kalonte rrugës me shokun e tij kur një vajzë i buzëqeshi. Ata nuk e njihnin njëri-tjetrin, nuk e ngacmuan. Por autori, nga xhelozia ose diçka tjetër, e sulmoi djalin tim. Ai e goditi me tre leva në kokë dhe me bishtin e thikës, duke e plagosur rëndë. Një javë më parë, ai e kishte qëlluar me thikë djalin tim edhe një herë tjetër.”

 

“Thikën ia ngarkuan djalit tim”

 

Babai i të miturit shpreh shqetësimin se djalit të tij po i bëhet padrejtësi edhe pas ngjarjes.

“Thika e përdorur është gjetur, por ia kanë ngarkuar djalit tim. Në momentin që e kishte në dorë, ata ia morën dhe tani po përpiqen ta bëjnë fajtor atë.”

 

Ai rrëfen se pas ngjarjes, prindërit e autorit kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe kanë tentuar të zgjidhnin çështjen me para.

“Prindërit e tij erdhën bashkë me djalin tjetër në shtëpi dhe më kërkuan të gjenim një zgjidhje. Më ofruan para, por unë nuk e shes gjakun e djalit tim. Nuk dua asnjë para, dua vetëm drejtësi! Autori nuk është i pari herë që sulmon dikë. Ai ka plagosur edhe djalin e kushëririt tim më parë. Ky nuk është një rast i izoluar, ky është një problem që duhet të marrë fund!”

 

Nëna: “Djalin tim nuk e ndihmoi askush”

 

Në këtë rrëfim rrëqethës ndërhyn edhe nëna e 17-vjeçarit, e cila mes lotësh tregon momentin kur mori vesh për plagosjen e të birit.

 

“Ne nuk e dinim çfarë kishte ndodhur. Ishte shoku i tij ai që na lajmëroi dhe na tha se djali ishte në spitalin e Sarandës. Kur shkuam atje, pamë gjendjen e tij dhe na thanë se duhej ta dërgonim në Vlorë për operacion. Kur mbërritëm në Vlorë, mjekët na thanë se nuk kishte nevojë për operim, por ai nuk është mirë!”

 

Ajo shpreh zemërim për indiferencën e njerëzve që ishin aty në momentin e ngjarjes.

 

“Djali im nuk kishte lidhje me atë vajzë, ai po kalonte me shokët dhe autori i preu rrugën duke e goditur me levë. Ai u rrëzua në tokë dhe nuk e ndihmoi askush! Të gjithë prisnin derisa të vinte ambulanca dhe policia. Ai mund të kishte vdekur aty!”

 

“Dua të hapen kamerat, dua drejtësi”

 

Babai i 17-vjeçarit bën thirrje që ngjarja të zbardhet plotësisht dhe të merren masa ndaj autorit.

“Kam kërkuar të hapen kamerat e sigurisë që të shihet çfarë ka ndodhur, por deri tani askush nuk ka bërë asgjë. Nuk dua që kjo çështje të mbulohet. Djali im është në gjendje të rëndë dhe unë kërkoj drejtësi!”

 

Ngjarja ka tronditur qytetin e Sarandës, ku qytetarët kërkojnë që autoritetet të marrin masa të menjëhershme për të ndëshkuar dhunën mes të rinjve dhe familja kërkon drejtësi për 17-vjeçarin e plagosur.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

I dehur në biçikletë, rrëzohen dhe mbetet pa ndjenja në tokë
“The Nomad” Taverna kërkon Kuzhinier/e, Ndihmës kuzhinier/e dhe Kamarier/e
Fast Food GERI kërkon të punësojë Motorist
Ardit Bido takim me gazetarët: Zëri i Sarandës fillon nga ata që e jetojnë dhe e duan atë çdo ditë
Qytetari denoncon: Na e kanë lënë rrugën 2 muaj në këtë gjendje
Servis Bosch zgjeron stafin dhe kërkon mekanik (motorist ose xhenerik)

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.