

Gaforrja blu në detin Jon zhduk gaforren tradicionale, kërcënohet industria e peshkimit


.
Brigjet e detit Jon janë pushtuar nga gaforrja blu, një specie e cila origjinën e ka nga brigjet meksikane. Ajo gjendet me shumicë edhe në Liqenin e Butrintit duke u kthyer në kërcënim për industrinë e peshkimit.
“Gaforrja është e dëmshme për peshkatarët sepse i bën rrjetat copa, i ka dhëmbët e mëdhenj dhe të ha por ata dhëmbët e saj janë të shijshëm për gatim,” – u shpreh një qytetar.
Peshkatarët tashmë kanë frikë të hedhin rrjetat në det sepse kjo lloj gaforreje i pret dhe i dëmton duke sjellë dëme deri në miliona lekë për ato familje që merren me peshkim. Kohët e fundit ajo është shtuar duke rralluar edhe gaforren kafe, atë tradicionale të ujërave tona.
Tek ne haset shumë, ka me shumicë. Liqeni i Butrintit ka me shumicë. Ajo ha peshkun, ha midhjen, ha shumë, rrjetat i gris, na dëmton shumë nga rrjetat. Sa vjen dhe shtohet. Ajo vetëm shtohet s’ka ilaç për të,” – tha një peshkatar.
Në kushtet kur gaforrja blu pushton bregdetin e Shqipërisë peshkatarët shohin mundësinë e shitjes dhe konsumit të saj në tregun vendas, por sipas tyre fitimet janë minimale përpara dëmit që shkakton në industrinë e peshkimit.
“Gaforrja blu vjen në kohë të ngrohta. Se nga vjen nuk e di por që ajo konsumohet po ta gatuash me makarona. Është e shkëlqyeshme fare. Unë e kam provuar për vete. Rrjetat i prish ajo sepse ka fuqi të madhe, ato këmbët i ka të fuqishme,” – tha një tjetër peshkatar.
Peshkatarët shprehen se kjo gaforre është hedhur qëllimisht në ujërat shqiptare. Sipas tyre pak kohë më parë specia nuk ka qenë fare prezente në vendin tonë.
“Unë peshkoj në Butrint dhe ka plot. E kanë hedhur se nga e kanë sjellë nuk e di. Shumë dëm i madh. Nuk lë gjë pa ngrënë, çdo gjë që ka në det,” – tha një tjetër qytetar i cili jeton me anë të peshkimit.
Aristidhi zhytet çdo ditë në ujërat e Ksamilit dhe na tregon se disa herë ka blerë rrjeta të reja pasi i janë dëmtuar nga gaforrja Blu që po shtohet shumë me kalimin e viteve edhe në këtë zonë.
Gaforrja Blu sidomos këtë sezonin që iku ishte shumë keq. Unë gjuaj me zhytje, me rrjeta dhe na griu, na dëmtoi shumë nga rrjetat. Thonë që e kanë hedhur, se kjo doli kështu, nuk ka pasur. Viti që kaloi kishte shumë gaforre,” – tha zhytësi, Aristidh Llapanji.
Ndërkohë që gaforrja Blu avancon në ujërat detare dhe lumenjtë e Shqipërisë zgjidhja për dëmet që ajo shkakton duket e vështirë. Shpresa e vetme ngelet konsultimi me specialistët e vendeve nga ajo ka ardhur, për parandalimin e përhapjes së saj që vijon më shpejtësi. /euronews.al



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Era e fortë/ Porti i Sarandës pezullon lundrimet deri më 22 Nëntor
05/04/2110:15

Nga mesnata priten reshje të dendura: Parashikimi i motit në Sarandë
05/04/2110:15

2 të dënuar nga Gjykata për trafik narkotikësh dhe moskallëzim dërgohen nga Policia në burg
05/04/2110:15

Vodhi portën e një shtëpie, arrestohet në flagrancë nga Policia
05/04/2110:15

Bajram Tusha prangoset përsëri, Gjykata e dënoi me 6 vjet për ngacmim seksual
05/04/2110:15

AKT VANDALIZMI NË SHËTITOREN E SARANDËS
05/04/2110:15

Ndahet nga jeta ideatori i furnizimit me ujë të Sarandës nga burimet e Tatzatit
05/04/2110:15

Fshati Vanë izolohet totalisht, banorët rrezikojnë jetën duke u kacavjerrë në urën e shembur – VIDEO
05/04/2110:15

Kapet i dënuari me 5 vjet burg për trafik, tregoi identitet të rremë pasi u kthye nga Greqia
05/04/2110:15

“E mbaja me bukë”/ Shoku i përdhunoi vajzën 12-vjeçare, babai tregon detajet: E pashë duke qarë…
05/04/2110:15






Rezervime

Dhomë çift për pushime
05/04/2110:15

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
05/04/2110:15

River & Sea Side Apartament
05/04/2110:15

The City View Penthouse
05/04/2110:15

Apartament 1+1 me pishinë
05/04/2110:15
Suvenire

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
05/04/2110:15

Suvenire nga Saranda
05/04/2110:15

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
05/04/2110:15

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
05/04/2110:15

Suvenire nga Saranda
05/04/2110:15




