FUSHA shpk dëmton pemët e mbjella nga aktivistët e “Dhuro një Lule për Sarandën”


Lajmi bëhet i ditur nga aktivisti Adriatik Lapaj nëpërmjet një postimi në facebook, në të cilin ndër të tjera shkruan:

Sa herë zbres në Sarandë kaloj dhe kontrolloj 1 për 1 të gjitha pemët që mbjellim.
Kam qenë i surprizuar për mirë nga punonjësit e pastrim gjelbërimit të Bashkisë Sarandë për kujdesin dhe mirëmbajtjen. Mirënjohje!
Sot u trishtova pafund. Sot 8 nga pemët e mbjella dhe rritura me mundim ishin dëmtuar nga firma zbatuese e punimeve FUSHA SHPK.
Pa asnjë standard dhe njerzillëk i kishin hedhur tubot e rikonstruksionit të shëtitores mbi pemët e mbjella nga kontributet qytetare.

Mbi këtë akt vandal sot i jam drejtuar me ankesë personale kryetarit të Bashkisë Sarandë, Z. Adrian Gurma të cilit i kam shprehur shqetësimin dhe revoltën e ekipit të Nismës “Dhuro një lule për Sarandën” dhe i kam kërkuar marrjen e masave urgjente për rehabilitimin e pemëve…

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

“Çdo pasuri ka historinë e saj”, Odise Kote promovon në Sarandë romanin “Shpërfytyrimi”
Lexoni më shumë
Kamera, frigoriferi dhe televizori me Wi-Fi, si i shfrytëzojnë hakerët dhe çfarë duhet të bëni
Lexoni më shumë
Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen
Lexoni më shumë
Rregulla të reja për shtigjet turistike, mundësi për zhvillimin e turizmit në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Lukovë
Lexoni më shumë
Arrestohet në Igumenicë një grua me mbi 86 kg kanabis në makinë
Lexoni më shumë
Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma
Lexoni më shumë