Fshati me histori 2400-vjeçare, pa ujë, pa rrugë, pa ndriçim

02/11/1618:38

Shperndaje:


cuke-sarandeFshati Cuke fare pranë Sarandës, vetëm 4 km nga qendra e saj, eshte një nga te vetmet zona tashmë pjesë e bashkisë se madhe Sarandë qe vuan mungesën e ujit, rrugës dhe ndricimit publik. Një vit më parë, banorët e kësaj zone te gëzuar pritën lajmin se do të jenë pjesë e bashkisë së madhe me zgjerim te kufijve të saj.  Në fushatën elektorale, erdhën këtu disa biznesmenë te majtë e të djathtë, të cilët hodhen inerte dhe cakëll për të rregulluar rrugën e automjeteve. Gjithashtu ,këta biznesmenë vendosën dhe një tubacion të ri plastik për ujin e pijëshëm. ujesjelles-cukeMë pas, askush nuk është parë nga bashkia, madje as 4 nënkryetarët e saj të vijnë të takojnë banorët e ti pyesin si jetojnë dhe cfarë i shqetëson. Sipas banorëve të këtij fshati ,uji i pijshëm herë vjen një orë në ditë herë s`vjen fare. Rruga eshte e pa asfaltuar me baltë dhe gropa. Nëse ke një hall dhe kërkon një taksi askush nuk te vjen deri te shtëpia pasi amortizimi i rrugës është problem serioz për lëvizjen e makinave. Komuniteti i këtushëm tregon se gjatë natës nuk ka ndricim dhe levizja me këmbë është e rrezikshme. Gropat ne rrugët e ngushta nga ndertimet pa kriter buze rrugës janë një rrezik serioz si për automjetet dhe për këmbësorët. Në disa pjesë të fshatit ne fushatën elektorale u vendosën ndricues nga ndermarrja e sherbimeve në bashki por investimi u la në përgjysëm dhe një pjesë e madhe e fshatit nuk ka ndricim publik. Me qindra kërkesa kanë mbërritur në këshillin bashkiak dhe në bashkinë e re te madhe por asnjë përgjijge zyrtare nuk erdhi kurrë tek ky komunitet që meriton të jetojë si gjithë të tjerët . Banorët e këtushëm paguajnë taksa ndriçimi, gjelbërimi dhe pastrimi pavarësisht se këto shërbime nuk i shijojnë. Shpesh-herë, vete banorët i rregullojnë rrugët me investimet e veta duke thënë me njeri-tjetrin se shteti ka marrë fund dhe skemi më shpresa tek ai. Vetem 4 km larg Sarandës dhe godinës së bashkisë, këta njerëz meritojnë të jetojnë të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë. Pse duhet që një administratë e tërë të injorojë këta njerëz dukë i harruar plotësisht. Thjesht të zgjedhurit vendor duhet te dinë se këtu në Cukë 2400 vjet më parë kishte jetë dhe se uji i pijëshëm nuk mungonte ashtu si dhe rruga. Gjurmët antike të ndërtimeve u harruan sic cdo gjë në këtë zone. Le të shprësojmë se të zgjedhurit tanë do të zgjohen nga gjumi harresës, duke filluar me infrastukturen e fshatit dhe më pas mbase kujtohen se këtu si në pak vende të botës, kemi mure të gjalla të botës antike të cilat mund të vizitohen nga turistet e huaj,studiuesit, historianet, etj.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Të premten ora 09:30 zhvillohet beteja ligjore për Eco Kampusin në Gjykatën Administrative
Erdeti Boutique Hotel kerkon të punësojë Sanitare me eksperiencë
Pegasus Beach Bar kërkon Kamarier restoranti. Ofrohet akomodim dhe ushqim
BOE Luxury Hotel kërkon Recepsionist Turni 3, Kamarier/e – Banakier/e dhe Sanitare
Hotel Panorama në Ksamil kërkon Kuzhinier për mëngjeset
Skënder Hita takim në Policinë e Sarandës: Denonconi çdo kërcënim apo presion që ju bëjnë bandat

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.