Foltorja edhe në Sarandë, Sali Berisha rikthehet pas 8 vjetësh për takim me demokratët

Sali Berisha pritet të vijë për takim me demokratët edhe në Sarandë.

Lajmi është shpërndarë nga mbështetit e Berishës, të cilët njoftojnë se Foltorja në Sarandë do të zhvillohet të premten.

Berisha rikthehet në Sarandë pas më shumë se 8 vjetësh, ku herën e fundit ishte në fushatën elektorale të 2013, ku inauguroi edhe përfundimin e punimeve për zgjerimin e Portit të Sarandës.

Në Sarandë grupimi në mbështetje të Sali Berishës është mjaft aktiv dhe numri i firmëtarëve për thirrjen e Kuvendit është 100 nga 140 delegatët e Kuvendit.

Sipas demokratëve, ata i janë bashkuar nismës së BERISHËS edhe për faktin e mungesës së aksionit opozitar nga ana e PD përgjatë këtyre 8 viteve, duke bërë që ata të dyshojnë se drejtuesit e PD kanë patur marrëveshje të dyshimta bashkëpunimi me pushtetarët.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

“Çdo pasuri ka historinë e saj”, Odise Kote promovon në Sarandë romanin “Shpërfytyrimi”
Lexoni më shumë
Kamera, frigoriferi dhe televizori me Wi-Fi, si i shfrytëzojnë hakerët dhe çfarë duhet të bëni
Lexoni më shumë
Taksa e qarkullimit hiqet kalon te makinat, mjetet bujqësore do të përjashtohen
Lexoni më shumë
Rregulla të reja për shtigjet turistike, mundësi për zhvillimin e turizmit në Delvinë, Finiq, Konispol dhe Lukovë
Lexoni më shumë
Arrestohet në Igumenicë një grua me mbi 86 kg kanabis në makinë
Lexoni më shumë
Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma
Lexoni më shumë