FNSH dhe Policia operacion gjatë natës në Delvinë, arrestohet 1 person

19/10/1612:11

Shperndaje:


fnshForcat e Ndërhyrjes së Shpejte, në bashkëpunim me forcat e policisë së komisariateve të Delvinës dhe Sarandës kanë zhvilluar gjatë natës një operacion në fshatin Vllahat të Delvinës. Siç njofton policia, gjatë opercionit është bërë e mundur të kapet një person në kërkim, i dënuar me 10 vite burg !
Ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 25.08.2013, në Delvinë, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K P ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Z.Zh., 51 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër (duke e lënë këtë të fundit të plagosur).
Policia e Sarandës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë realizuar operacionin e kapjes së këtij personi në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë banesës së tij në fshatin Vllahat të Delvinës.
Sipas policisë, i kërkuari tentoi të largohej me shpejtësi nga banesa e tij, por u neutralizua në mënyrë të menjëhershme nga forcat pjesëmarrëse në operacion.
K P është dënuar me 10 vite burg për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, Plagosje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Adem Daci përjetësohet në Sarandë: Qendra Kulturore e Fëmijëve do mbajë emrin e kitaristit legjendar
Moti në zonën e Sarandës: Javë me reshje të shumta dhe rënie temperaturash
Në janar nis rivlerësimi i pasurive/ Kush përfiton dhe kush humbet nga rivlerësimi
Sulmet ushtarake mbi Venezuelë, Trump: Kemi kapur Maduron dhe bashkëshorten e tij
Vjen në jetë foshnja e parë për vitin 2026 në Sarandë
10 minuta shi dhe rruga e përfunduar në prag të votimeve përmbytet – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.