Fluks pushuesish nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

21/08/2013:44

Shperndaje:


 Që në orët e para të mëngjesit, ekzaktësisht në orën 06.00 të kësaj të premteje ka pasur një fluks të lëvizjeve në pikën kufitare në Morinë.
Pritjet për të hyrë në kufi janë deri në 5-10 minuta. Punohet me gjitha sportelet 6 të tilla, proçedure të përshpejtuar dhe personel shtesë.
Kolona e mjeteve me targa të Kosovës kanë shkuar deri në fshatin Vërmicë të Prizrenit.  Shqiptarët e Kosovës duke shfrytëzuar fundjavën dhe dikush pushimin e vitit që ka tani, kanë vendosur që ta vizitojnë bregdetin shqiptar.

Sezoni turistik po shkon drejt fundit dhe kjo ka sjellë edhe dyndjen më të madhe të qytetarëve kosovarë drejt bregdetit shqiptar. Vetëm në 5 ditëshin e parë të gjysmës së muajit gusht, bregdetin shqiptar e frekuentuan rreth 90 mijë pushues kosovarë. Mesatarja ditore ishte mbi 13 mijë qytetarë kosovarë në ditë që kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinit me destinacion bregdetin shqiptar.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria: Kush do ndërtojë vitin tjetër gjatë sezonit turistik 20 mijë euro gjobë
Qeveria përgatit rregulla të reja për plazhet private: Ndalohen gardhet dhe barrierat drejt detit
Kozi Bistro në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier/e
Hotel VISAD në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare
Uma Restaurant në Ksamil kërkon staf. Ofrohet Akomodimi dhe ushqimi
Bar Restorant Sunset në Ksamil kërkon Kamarier/e dhe Hostes

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.