Fluks hyrje-daljesh në Kakavije. Gjithçka që duhet të dini përpara udhëtimit

23/07/2010:16

Shperndaje:


Në 24 orët e fundit në pikën doganore Shqipëri-Greqi në Gjirokastër kanë kaluar 2676 shtetas në hyrje–dalje. 1296 prej tyre kanë qenë në hyrje, ndërsa kanë dalë jashtë vendit 1380 persona.
Situata në pikën doganore vijon e qetë, ndërsa të gjithë shtetasit që kalojnë kufirin duhet të plotësojnë 48 orë me parë formualrin Pfl. Ky formular u bë edhe shkak që dje për disa orë pika doganore të mos funksiononte.

Sipas njoftimit zyrtar të bërë nga autoritetet policore greke, në zbatim të vendimit të qeverisë greke, kufiri tokësor 🚧 me Greqinë do të jetë i hapur vetëm nga Pikat e Kalimit Kufirit Kakavijë dhe Kapshticë.
📌Shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke, shtetasit grekë dhe minoritarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë duhet që brenda 48 orëve para udhëtimit të plotësojnë online formularin PFL (Passenger Locator Form) në adresën zyrtare në linkun: https://travel.gov.gr/#/
📌Pas plotësimit të formularit online, secili qytetar do të marrë ne e-mail një konfirmim me një barcode, të cilin do ta paraqesë para autoriteteve 🛂 në pikën hyrëse të kalimit në Greqi 🇬🇷.

📌Në rast se një qytetar nuk disponon konfirmimin me barcode, nuk do të lejohet të kalojë kufirin 🛂⛔.
📌Qytetarët e vendeve të BE-së apo të vendeve të treta nuk lejohen të kalojnë kufirin.
📌Testimi për COVID-19 do të kryhet me përzgjedhje algoritmike dhe shtetasit që do t’i nënshtrohen testimit do të izolohen në adresën e deklaruar prej tyre deri në daljen e rezultatit. Në rast se qytetari rezulton pozitiv ✅ me COVID-19 do të karantinohet për 14 ditë në adresën e deklaruar.
📌Lëvizja e automjeteve të transportit të mallrave 🚛 🚚 vazhdon normalisht, si në hyrje edhe në dalje 🇦🇱 🇬🇷 por edhe shoferët e kamionëve duhet të plotësojnë formularin online.
Ndërsa Pikat e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet dhe Qafë Botë Sarandë janë të mbyllura nga pala greke. Në këto pika nuk lejohet as lëvizja e shtetasve dhe as e automjeteve.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.