Florjana Koka: Saranda dhe Ksamili marrin masat për sezonin turistik më të suksesshëm


Kryebashkiakja e Sarandës znj. Florjana Koka nëpërmjet një prononcimi jep detajet e ceremonive festive të çeljes së sezonit turistik dhe Festës së Midhjes për këtë vit.
florjana kokaCeremonitë zyrtare që lidhen me çeljen e sezonit verë 2016 apo Panairin e Midhjes, do të kenë një zhvendosje në kohë, nga fillimi i majit në fillimin e qershorit. Kjo, nuk lidhet me ndonjë dëshirë për t’i anashkaluar e për të mos i vlerësuar këto evente, megjithëse gjithnjë ato mbeten ana simbolike e sezonit. Në perceptimin tim, askush, qoftë kjo edhe Bashkia e këtij qyteti, nuk mund të pretendojë se ka “çelësin” e sezonit dhe pa u hapur dera me ceremoni, ajo mbetet e mbyllur për flukset turistike. Jo, ato kanë nisur qysh kruazierën e parë të ardhur në prill me më shumë se njëmijë turistë që ishin hollandezët e Amerikës, apo me prenotimet online të mjaft agjencive turistike dhe prej hoteleve tona më të mira, që nuk kanë pritur ceremoninë tonë për të startuar sezonin e ri.
Në fakt Saranda, Ksamili dhe gjithë territori që përfshihet në Bashkinë e re, është duke u përgatitur më fort se asnjëherë më parë, për të patur një sezon turistik të mbarë, ndoshta më të suksesshmin e historisë 25 vjeçare. Nga Saranda në Ksamil, është si një kantier ndërtimi. Kjo, pasi mendoj që jemi kapur pas hallkës më kryesore për ofrimin e shërbimit më jetik në komunitet, që është sigurimi dhe furnzimi me ujë të pijshëm. Me investimin më të fundit që është duke u kryer falë kredisë së Bankës gjermane KFW. Megjithë situatën e rrëmujshme për momentin, që ka krijuar ky investim, jam e bindur se ai përfaqëson një investim serioz dhe një hap të madh e të rëndësishëm drejt asaj që unë kam premtuar dhe i qëndroj – që brenda mandatit tim, Saranda dhe Ksamili ta kenë të plotësuar kërkesën për 24 orë ujë në 24.
Kwstij synimi madhor I shwrben edhe investimi nw proces. Prandaj Saranda e fundprillit dhe e gjithë muajit maj sivjet, i përngjan një shtëpie që përgatitet më së miri për t’u shtruaer për miqtë dhe pueshuesit e kësaj vere. Do të ishte pa sens që në këtë përmbysje infrastrukturore që po ndodh ne të bënim nën trysninë e tradicionales, një ceremoni me rrugë dhe kanale të hapura dhe me makineri e tuba ujësjellësi nëpër këmbë.
Edhe pse qyteti ka këtë pamje kantieri që ka, ne kemi kohë që projektojmë dhe punojmë për të qenë i veçantë jo vetëm sezoni, por edhe festa e sezonit apo Festa e Midhjes, performanca e tyre apo edhe veprimtaritë apo produktet kulturore e artistike, që do të shoqërojnë pushuesin e kësaj vere. Datat 3 dhe 4 qershor do të jenë me plot veprimtari promovuese të sezonit verë 2016 dhe të Panairit të Midhjes, përfundon prononcimi i kryetares së Bashkisë Sarandë Florjana Koka.

.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë
Bonusi mujor i pensioneve pritet të dyfishohet në 2027, sa përfiton secila kategori
Lexoni më shumë
Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.