

Fillim i mbarë për Butrintin, të mërkurën takim me Skënderbeun



Sarandiotët rreshtohen me një ekip të rinovuar ku bie në sy mosha e re e futbollistëve 17-18 dhe 19 vjecar të mbështetur me eksperiencën e kapitenit Xhuvani. Nga ana tjetër Naftëtari rreshton ekipin e tij më të mirë.
Ndeshja nis me gol ku që në minutën e dytë shënon Danaj pas një gabimi të mbrojtjes. Butrinti tenton menjëherë të barazojë, por gjuajtjen me kokë të Kasaj e prêt portiere mik. Në minutën e 19 Koshi pengohet në zonë dhe gjyqtari Sheka akordon 11-m të cilin Koshi e kthen në gol. Barazohet sfida dhe deri në fund të pjesës së parë rastet nuk mungojnë për të dyja ekipet. Në pjesën e dytë sarandiotët shënojnë në minutën e 29 me anë të një aksioni të shpejtë ku Koshi pasi del në krahun e djathtë I drejtohet portës dhe pason tek Gorovelli I cili e shtyn në rrjetë. Në minutat 50-53 Sarandiotët dalin 2 herë në kundërsulm por gabojnë pasimin e fundit. Në minutën e 72 gabon Bazaj në mbrojtje, Pepa rekuperon topin dhr gjuan në portë duke barazuar shifrat në 2-2. Takimi përfundon në këto shifra pavarësisht rasteve. Në shtesë Sarandiotët shënojnë që në minutën e parë Gorovelli driblon 3 mbrojtës mik, del para portierit gjuan topi prek shtyllën pingule dhe përfundon në rrjetë. Festë në stadium për tifozët vendas. Në minutën e 98 sërisht Gorovelli me kundërsulm, shmang edhe portierin dhe me portën bosh shënon golin e katërt. Në minutën e 100 Danaj ndëshkohet me karton të kuq pasi goditi portierin vendas me grusht. Në minutat e fundit Bejko shënon edhe golin e 3 të për Naftëtarin por pa arritur që ndeshja të shkojë tek penalltitë.
A. Faslliu: Jam I kënqaur me paraqitjen e sotme në ekip kam futbollistë që janë talente të moshave dhe janë shumë të rinj relativish nga 17 deri tek 19 vjec. E merituam fitoren për atë që dhamë në fushën e lojës falendëroj futbollistët dhe tifozët që erdhën dhe na mbështetën. Të mërkurën presim Skëndërbeun dhe pres që sa më shumë tifozë të vijnë e të mbështesin ekipin.
Ekipi I Butrintit ka 4 ndeshje që merr rezultate positive por nga Bashkia e Sarandës akoma nuk e ka mbështjetjen. Situata në klub është ende e paqartë pasi nga presidentja e KF Butrinti sh.a nuk është marrë asnjë masë deri më tani në lidhje me pagesat e futbollistëve apo trajnerit të ekipit. Rezultateve pozitive 2-0 me Përmetin, 2-1 me Këlcyrën, 0-0 me Luftëtarin dhe 4-3 me Naftëtarin, Presidentja Koka dhe Bashkia Sarandë duhet t’i përgjigjet futbollit të Sarandës. Pas dështimit të sezonit të kaluar, ku Butrinti ra një kategori më poshtë, nga ana e bashkisë duhet të ketë një kujdes të paktën minimal për futbollin .



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Nga mesnata priten reshje të dendura: Parashikimi i motit në Sarandë
25/09/1616:24

2 të dënuar nga Gjykata për trafik narkotikësh dhe moskallëzim dërgohen nga Policia në burg
25/09/1616:24

Vodhi portën e një shtëpie, arrestohet në flagrancë nga Policia
25/09/1616:24

Bajram Tusha prangoset përsëri, Gjykata e dënoi me 6 vjet për ngacmim seksual
25/09/1616:24

AKT VANDALIZMI NË SHËTITOREN E SARANDËS
25/09/1616:24

Ndahet nga jeta ideatori i furnizimit me ujë të Sarandës nga burimet e Tatzatit
25/09/1616:24

Fshati Vanë izolohet totalisht, banorët rrezikojnë jetën duke u kacavjerrë në urën e shembur – VIDEO
25/09/1616:24

Kapet i dënuari me 5 vjet burg për trafik, tregoi identitet të rremë pasi u kthye nga Greqia
25/09/1616:24

“E mbaja me bukë”/ Shoku i përdhunoi vajzën 12-vjeçare, babai tregon detajet: E pashë duke qarë…
25/09/1616:24

Ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e disa veglave pune, arrestohet 21-vjeçari
25/09/1616:24






Rezervime

Vila Alvin, apartament 1+1, Kati 2
25/09/1616:24

Dhoma Ksamil
25/09/1616:24

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
25/09/1616:24

Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
25/09/1616:24

Vila Alvin, Apartament 1+1
25/09/1616:24
Suvenire

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
25/09/1616:24

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
25/09/1616:24

DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
25/09/1616:24

Suvenire nga Saranda
25/09/1616:24

Suvenire nga Saranda
25/09/1616:24




