FESTOHET NË KOMISARIATIN E SARANDËS 110-VJETORI I POLICISË SË SHTETIT – VIDEO

13/01/2312:32

Shperndaje:

Komisariati i Policisë Sarandë ka festuar sot 110-vjetorin e krijimit të saj.

Ceremonia nisi me një marshim të automjeteve të Policisë nëpër rrugët e qytetit dhe me Himnin Kombëtar për të kaluar më pas tek fjalët e rastit.

Klodian Kondi shefi i komisariatit të policisë Sarandë kujtoi të gjithë ata punonjës të policisë që kanë rënë në krye të detyrës. Më tej Kondi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin si dhe theksoi se nuk do të rreshtim asnjëherë për të kryer detyrën tonë kushtetuese.

Ish-ofeceri i Policisë Asim Canaj në fjalën e tij bëri një historik të krijimit të forcave të policisë Shqiptare.

Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma, duke i uruar forcave të rendit suksese në detyrën tuaj fisnike.

Ceremonia vazhdoi me një kokteil të shtruar me këtë rast.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Progonati SHPK kërkon Shefe Finance, Arkëtare dhe Faturiste
Eklea Omeri, krenaria e Sarandës që do të përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën Botërore të Shahut
14 vite traditë në Sarandë, Panairi i Suvenireve gjallëron shëtitoren buzë Jonit
Konflikti në Bunec, 53-vjeçari qëllon me pistoletë në ajër. Arrestohet nga policia
Shitet shtëpi 2-katëshe në Delvinë. Çmimi 10 milionë lekë
Magazinë me materiale ndërtimi në Qafë Gjashtë kërkon Shofer

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.