FESTA E RAKISË – Evenimenti në ringjallje të traditave të hershme

Në fshatin Caush të bashkisë Finiq u organizua edicioni i dyte i festës së rakisë. Banorë të zonës dhe përfaqsues të bashksië Finiq si dhe emigrantë të ardhur nga Greqia ndoqën me interes këtë festë e cila vjen si një risi i bashkëpunimit të Bashkisë Finiq dhe Shoqatës Shën Kozma me qendër në Livadhja.

Kryetari i bashkisë Finiq Kristaq Kico, duke folur në këtë event, tha se “Festa të tilla janë shumë të dobishme në këto kohë të vështira pandemie ku mosha e tretë e vuan vetminë më shumë se cdo herë tjetër”.

Kryetarja e shoqatës Shën Kozmai Antoneta Gudi theksoi se ky është edicioni i dytë i festës së rakisë dhe synohet të kthehet në traditë të përvitshmë duke u organizuar në fshatra të ndryshmë cdo vit.

Festa e rakisë është eventi i vetëm që zhvillohet në rajonin tonë duke zgjuar element të traditës së hershme dhe origjinale të gërshetuar edhe në formën e një panairi me kulinarinë dhe kostumografinë popullore.

VIDEO

https://youtu.be/FHj9D-6Vtxk

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Pragu i TVSH zbret në 5 milionë lekë: Mijëra fermerë rrezikojnë të humbasin kompensimin 10%
Lexoni më shumë
Nga 1 janari 2027 ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit për tri kategori
Lexoni më shumë
Aksident tragjik: humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë Ermal Lula
Lexoni më shumë
Tuneli i Llogarasë 82 milionë euro dëm shtetit. SPAK: Belinda Balluku orientoi tenderin
Lexoni më shumë
Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe qytetin antik të Butrintit
Lexoni më shumë
Bileta në Butrint rritet në 1,200 Lekë. AADF: Do të bëjmë investime dhe kërkime shkencore
Lexoni më shumë