Festa e Midhjes. Ku? Kur?


Nga Soraldo NEBO
Nje produkt turistik shume i rendesishem qe nuk po arin dot te kete qendrueshmeri.
E krijuar si feste me iniciativen e institucionit te Bashkisë para disa viteve, ku nje vit u quajt Festa e Midhjes e vite me vone Panairi i Midhjes. Nje ide brilante per ti dhene qyteti alegria dhe nje produkt turistik i cili do te zgjeronte sezonin e do te sillte me shumë turiste.
Me nderimin e drejtuesve te institucionit, kjo feste u neglizhua, u ngaterua me hapjen e sezonit, madje edhe u harua nuk u be fare.
Vjet, grupi yne i te rinjve nga Ksamil qe punojme ne turizem ne menyre te pavarur, vendosem qe te kontribonim qe kjo feste te behej e qendrueshme dhe te kthehej ne perfitim konkret per vendasit.
E nisem rrugetimin tone per te prezantuar projektin [ ketu brenda qendron e gjithe rruga deri ne realizimin e festes, e cila do doje nje moment tjeter sqarimi] festa u be me sukses, komuniteti beri festen, nje feste me energji te pastra.
Ne provuam ne komunitet qe secili mund te kontriboje pa qene pjes e politikes.
Kërkesa jone ne fund te festes ishte, te evidentojme problemet dhe ti eleminojme ato.

Cila ishin problemet:

1-Data e festes
Datat e festes vendoseshin ne momentin e fundit nga institucioni Bashkise
Festa ka nevoje qe data te jete e paracaktuara, PSE?
Nje date heret i jep mundesin festes te promovohet, promovimi sjell turiste, turistet sjellin leke, leket na risin mireqenien ne si perfitues direkt.
Nje date heret na jep mundesin si biznes te dhurojme akomodim falas, bileta falas apo ture falas per shkollat apo institucionet sociale ane e mbane, dhurimi na ben njerezor.

2-Emri
Nuk duhet te ngaterohet, nje vite te quhet Feste dhe pastaj Panair.
-Panairi eshte nje grup biznesesh qe shesin mallra te ndryshem (pazar)
-Feste eshte nje dite e shenuar qe kremtohet cdo vite, kete duam te bejme, te festojme.

3- Karakteri festes
Ne qender te vemendjes duhet te jene fermeret e Midhjes dhe bizneset vendase.

4-Vendi
Ne arsyetojme qe Festa e Midhjes duhet te behet ne Ksamil pasi fermeret jane nga Ksamili, aty prodhohet, ata i sherbejne Mbretershes dhe ata duhet te kremtojne per nder te Saj.
Kjo feste eshte identitet per Ksamilin.

Sot duhet te ishim duke festuar, por jo!

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Qeveria kundërshton shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura
Lexoni më shumë
Pragu i TVSH zbret në 5 milionë lekë: Mijëra fermerë rrezikojnë të humbasin kompensimin 10%
Lexoni më shumë
Nga 1 janari 2027 ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit për tri kategori
Lexoni më shumë
Aksident tragjik: humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë Ermal Lula
Lexoni më shumë
Tuneli i Llogarasë 82 milionë euro dëm shtetit. SPAK: Belinda Balluku orientoi tenderin
Lexoni më shumë
Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe qytetin antik të Butrintit
Lexoni më shumë