Fati i Kinoteatrit historik të Sarandës do të diskutohet më 30 janar

22/01/2519:53

Shperndaje:

Bashkia do të japë informacion mbi restaurimin e kinoteatrit në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak më 30 janar 2025

 

 

Më 30 janar 2025, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak për këtë vit, Bashkia Sarandë do të ofrojë informacion mbi procesin e restaurimit të kinoteatrit të qytetit. Ky objekt, që dikur ishte një pikë referimi për aktivitetet kulturore dhe artistike, prej kohësh ndodhet në gjendje të papërdorshme, duke lënë një boshllëk të madh në jetën kulturore të qytetit.

 

Në këtë mbledhje pritet që Bashkia të sqarojë planet për restaurimin e kinoteatrit, duke përfshirë buxhetin e alokuar, fazat e projektit dhe afatet kohore për përfundimin e punimeve. Deri tani, qytetarët nuk kanë marrë asnjë informacion të detajuar mbi këtë proces, pavarësisht interesit të madh për rikthimin e këtij objekti të rëndësishëm.

 

Restaurimi i Kinoteatrit shihet si një mundësi për të rigjallëruar jetën kulturore të qytetit dhe për të krijuar një hapësirë moderne për aktivitete artistike, teatrore dhe evente të tjera.

 

Saranda Web do të jetë në transmentim të drejtpërdrejtë në këtë mbledhje për të sjellë detaje të plota mbi informacionin e dhënë nga Bashkia dhe për të mbajtur publikun të informuar mbi ecurinë e këtij projekti të rëndësishëm.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Udhëzimi për degën e PD Sarandë: Zgjidhni kryetarin e Degës deri më 31 janar
Zbulohet në Sarandë apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike
Sulm me armë zjarri nga persona të maskuar, plagosen një biznesmen dhe djali i tij
35-vjetori i OMONIA, kërkohet Referendum për zgjedhjen e përfaqësuesve – VIDEO
Qyteti antik Helikranon: misteri i madh arkeologjik i fshehur në Malçan – VIDEO
Print Stop Sarandë kërkon të punësojë Graphic Designer

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.