Familja e Papuçi reagon pas vendimit të Apelit: “E vërteta mund të zhytet, por kurrë nuk mbytet”

Familja e Papuçi reagon pas vendimit të Apelit: “E vërteta mund të zhytet, por kurrë nuk mbytet”

 

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit në favor të familjes së Pando Papuçi, ka ardhur edhe reagimi i familjarëve, të cilët e cilësojnë këtë si një fitore të drejtësisë dhe të së vërtetës.
Në një deklaratë publike, ata shprehen se vendimi është një dëshmi se, pavarësisht sfidave dhe përpjekjeve për të tjetërësuar realitetin, e drejta triumfon.

 

E Vërteta Doli në Dritë!

 

Siç ua kishim premtuar lexuesve të Saranda Web, ja ku është: E vërteta doli në dritë!

Njerëzit mund të gjykojnë, të spekulojnë, madje edhe të përpiqen të tjetërsojnë realitetin.
Por askush nuk mund ta mbysë të vërtetën!

 

Mirënjohje dhe Falënderime

 

– Respekt dhe mirënjohje të thellë ndaj trupit gjykues për profesionalizmin dhe integritetin në vendosjen e drejtësisë.

– Një falënderim i veçantë për avokatin tonë,  i cili me kompetencë, integritet dhe përkushtim të palëkundur na mbrojti në këtë betejë.

Faleminderit nga zemra të gjithë miqve, kolegëve dhe mijëra qytetarëve që na mbështetën pa kushte, duke besuar në drejtësinë dhe vlerat tona si familje.

 

Një Mesazh i Qartë: E Drejta Nuk Tjetërsohet!

 

Pasuria e fituar me mund, sakrificë dhe ndershmëri i përket vetëm atyre që e kanë krijuar!
Askush nuk ka të drejtën ta tjetërsojë – as me forcë, as me manipulime, as duke u fshehur pas hijes së detyrës!
Ky nuk është vetëm një triumf personal, por një mesazh shprese dhe force për çdo qytetar që përballet me padrejtësi.

 

Mos Heshtni – Drejtësia Ekziston!

 

E vërteta dhe drejtësia janë reale – edhe në Shqipëri!
Por ato kërkojnë guxim, këmbëngulje dhe vendosmëri për t’u mbrojtur.
Mos u trembni, mos heshtni! Sepse kur luftoni për të drejtën tuaj, drejtësia do të mbizotërojë!

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.