

FAKTOJE.AL : Shëtitorja e Sarandës këtë verë “baltë e beton”


Turizmi në Sarandë, përveç vështirësive të parashikuara nga pasojat e Covid-19 do ketë edhe një mangësi tjetër, përdorimin e shëtitores. Kryetari i Bashkisë Sarandë kishte premtuar se punimet do të ndërpriteshin gjatë sezonit veror dhe një pjesë e shëtirores do të hapej për pushuesit, por këto ditë ai paralajmëroi së shëtitorja do jetë e paaksesueshme.
Punimet në shëtitoren e qytetit bregdetar të Sarandës do të vazhdojnë edhe gjatë sezonit turistik, ndryshe nga çfarë ka deklaruar më herët kryebashkiaku Adrian Gurma.
Në muajin mars të këtij viti, në një intervistë për “Faktoje”, Gurma është shprehur se punimet do të vazhdojnë me ritme të larta, për t’u mbyllur përkohësisht në muajt e verës.
“Jemi të bindur që me fillimin e sezonit turistik, volumi më i madhi punimeve do të jetë kryer, megjithatë ne kemi menduar që në pikun e sezonit nuk do të kryhen punime për të rifilluar në një moment të dytë.”
Por në çelje të sezonit turistik, në një intervistë për Euro News Albania, kryetari i Bashkisë Sarandë, rrëzoi deklaratën që kishte dhënë më herët dhe njoftoi se puna në bulevard do të vazhdojë dhe shëtitorja do të jetë e paaksesueshme.
“Ka pasur një ndërhyrje për t’u bërë i mundur investimi në një pjesë të nëntokës, dhe kjo ka bërë të mundur që të mos ngelim vetëm tek loti i pare, po të kalojmë dhe tek loti i dytë i investimit në bulevard, çka do të bëjë të mundur që të paktën për këtë sezon të mos kemi aksesim të bulevardit.”
Bashkia Sarandë ka njoftuar se nga data 5 qershor, një nga rrugët e automjeteve më të afërta me bulevardin, do të mbyllet, për të shërbyer si shëtitore për pushuesit.
Edhe gjatë kohës së pandemisë nga COVID-19, punimet në këtë shëtitore kanë vijuar. Ish-ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri, me anë të një postimi ka treguar ecurinë e tyre dhe ashtu si kryebashkiaku ka premtuar se gjatë sezonit veror, shëtitorja do të ishte e aksesueshme.
Mbyllja e shëtitores në Sarandë pritet të ketë ndikim negativ në turizëm dhe në ekonominë e bizneseve që operojnë në këtë zonë, të cilat e kanë marrë tashmë goditjen edhe nga pasojat e pandemisë nga Covid-19.
Punimet në shëtitoren e Sarandës nisën në muajin tetor 2019, një muaj më vonë nga sa kishte premtuar kryeministri Edi Rama. Afati i përfundimit të punimeve është 14 muaj dhe kostoja 4.7 milionë euro.
Publikuar në Faktoje.al Nga ANXHELA RUÇI & MERXHAN DACI



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Braktisen punimet në Urën e Metoqit, investimi nuk është vënë në shërbim të banorëve – VIDEO
04/06/2017:03

Era e fortë/ Porti i Sarandës pezullon lundrimet deri më 22 Nëntor
04/06/2017:03

Nga mesnata priten reshje të dendura: Parashikimi i motit në Sarandë
04/06/2017:03

2 të dënuar nga Gjykata për trafik narkotikësh dhe moskallëzim dërgohen nga Policia në burg
04/06/2017:03

Vodhi portën e një shtëpie, arrestohet në flagrancë nga Policia
04/06/2017:03

Bajram Tusha prangoset përsëri, Gjykata e dënoi me 6 vjet për ngacmim seksual
04/06/2017:03

AKT VANDALIZMI NË SHËTITOREN E SARANDËS
04/06/2017:03

Ndahet nga jeta ideatori i furnizimit me ujë të Sarandës nga burimet e Tatzatit
04/06/2017:03

Fshati Vanë izolohet totalisht, banorët rrezikojnë jetën duke u kacavjerrë në urën e shembur – VIDEO
04/06/2017:03

Kapet i dënuari me 5 vjet burg për trafik, tregoi identitet të rremë pasi u kthye nga Greqia
04/06/2017:03





Rezervime

River & Sea Side Apartament
04/06/2017:03

Apartament Ionian Saranda Sea
04/06/2017:03

Apartament për pushime në Sarandë.
04/06/2017:03

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
04/06/2017:03

Dhomë çift për pushime
04/06/2017:03
Suvenire

Suvenire nga Saranda
04/06/2017:03

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
04/06/2017:03

Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
04/06/2017:03

Suvenire nga Saranda – Shegë
04/06/2017:03

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
04/06/2017:03



