Erlind Sulo emërohet Drejtor i Përgjithshëm i KESH, vendim i Këshillit Mbikëqyrës
Erlind Sulo emërohet Drejtor i Përgjithshëm i KESH, vendim i Këshillit Mbikëqyrës
Këshilli Mbikëqyrës i Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka marrë vendimin për emërimin e Erlind Sulo në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm, duke i besuar drejtimin e një prej institucioneve më të rëndësishme strategjike në sektorin energjetik të vendit.

Vendimi është bërë zyrtar dhe Erlind Sulo është prezantuar këtë të mërkurë para stafit të KESH, ku zëvendëson në këtë post drejtorin e dorëhequr Ergys Verdho, i cili ka përfunduar mandatin e tij në krye të korporatës.
Erlind Sulo vjen në krye të KESH me një eksperiencë disa-vjeçare në administratën publike dhe në drejtimin e institucioneve të rëndësishme shtetërore. Për disa vite me radhë, ai ka mbajtur postin e drejtorit të Parkut Kombëtar të Butrintit, një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore dhe kulturore të Shqipërisë, ku është angazhuar në menaxhimin, ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.
Më pas, për një periudhë të shkurtër kohore, Sulo ka shërbyer si drejtor ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, institucion kyç për administrimin e burimeve minerare, energjetike dhe natyrore të vendit. Së fundmi, Erlind Sulo ka mbajtur postin e këshilltarit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku ka qenë i përfshirë në çështje që lidhen me politikat energjetike, zhvillimin e infrastrukturës dhe reformën në sektorin e energjisë elektrike.
Emërimi i tij në krye të KESH vjen në një moment të rëndësishëm për sektorin elektroenergjetik, ku sfidat lidhen me sigurinë e furnizimit, rritjen e eficiencës, menaxhimin e burimeve hidrike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të prodhimit të energjisë.
Me këtë emërim, pritet që KESH të hyjë në një fazë të re drejtimi, me fokus te stabiliteti financiar, modernizimi i operacioneve dhe përmbushja e objektivave strategjikë në sektorin energjetik shqiptar.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
13/03/2416:57
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
13/03/2416:57
Suvenire nga Saranda
13/03/2416:57
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
13/03/2416:57
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
13/03/2416:57