Eri Sulo në seminarin e itinerarit kulturor “Rrugëtimi i Eneas së Trojës”

Është zhvilluar në Edremit (Turqi) simpoziumi arkeologjik nga projekti për bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar i Këshillit të Europës, i cili ka çertifikuar si itenerar kulturor “Rrugëtimin e Eneas së Trojës”.

Parku Arkeilogjik i Butrintit është përfaqësuar në këtë simpozeum nga drejtori i tij Eri Sulo.

Qyteti Antik i Butrintit, i cili ndodhet në zemër të Parkut Kombëtar Butrint, sipas legjendës është ndërtuar nga trojanët. Enea u ndal edhe në Butrint, ku takoi një tjetër trojan, Helenin dhe Andromakën, nga ku më pas vijoi rrugëtimin e tij drejt tokës së premtuar.

Pas rënies së Trojës Enea rrugëtoi në kërkim të një toke të re, ku ai të rindërtonte Trojën.

Eri Sulo shprehet se “jemi duke parë mundësinë që simpoziumin e rradhës në nivel ndërkombëtar ta zhvillojmë në Butrint”.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Qeveria kundërshton shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura
Lexoni më shumë
Pragu i TVSH zbret në 5 milionë lekë: Mijëra fermerë rrezikojnë të humbasin kompensimin 10%
Lexoni më shumë
Nga 1 janari 2027 ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit për tri kategori
Lexoni më shumë
Aksident tragjik: humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë Ermal Lula
Lexoni më shumë
Tuneli i Llogarasë 82 milionë euro dëm shtetit. SPAK: Belinda Balluku orientoi tenderin
Lexoni më shumë
Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe qytetin antik të Butrintit
Lexoni më shumë