Erdhën për punë në Shqipëri, kapen duke u arratisur 7 emigrantë nga Etiopia – VIDEO

Erdhën për punë në Shqipëri, kapen duke u arratisur 7 emigrantë nga Etiopia – arrestohet organizatori Finan Kibrom

 

Policia Kufitare në pikën e Qafë Botës, në bashkëpunim me patrullat e FRONTEX, ka goditur një tjetër rast të trafikut të paligjshëm të emigrantëve në kufirin shqiptaro-grek.

 

Erdhën për punë në Shqipëri, kapen duke u arratisur 7 klandestinë nga Etiopia

 

Sipas burimeve zyrtare, mbrëmjen e djeshme në zonën e Kataetos u kapën 7 shtetas nga Etiopia, të cilët kishin hyrë në mënyrë të rregullt në Shqipëri me qëllim punësimi, por më pas tentuan të kalonin ilegalisht kufirin drejt Greqisë.

 

Ata u kapën në shoqërinë e një shtetasi të huaj, që kishte marrë përsipër organizimin dhe shoqërimin e tyre kundrejt pagesës.

 

Në pranga ka rënë Finan Kibrom, 31 vjeç, banues në Mbretërinë e Bashkuar, i cili po i udhëhiqte klandestinët drejt kufirit grek, nëpërmjet zonave të pyllëzuara të vijës së gjelbër.

 

 

Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasit etiopianë ishin pajisur me dokumentacion pune në Shqipëri, por qëllimi i tyre përfundimtar ishte kalimi i paligjshëm drejt vendeve të BE-së.

 

Finan Kibrom akuzohet për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve shtetërorë” dhe materialet në ngarkim të tij i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

Policia kufitare thekson se kontrollet intensive do të vijojnë në të gjithë segmentin kufitar, për të parandaluar dhe goditur çdo tentativë të trafikimit të qenieve njerëzore.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.