Ëndrra e Butrintit për Kategorinë e Parë vazhdon, sot përballje me Maliqin 

Ëndrra e Butrintit për Kategorinë e Parë vazhdon, sot përballje me Maliqin 

Butrinti Sarandë zbret sot në fushë për një tjetër sfidë të rëndësishme, teksa në orën 15:00 pret ekipin e Maliqit në një ndeshje vendimtare për vijimësinë në garë. Kjo përballje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, për shkak të dënimit të fushës.

 

 

Pavarësisht mungesës së publikut në stadium, interesi për këtë ndeshje mbetet i lartë dhe tifozët do të kenë mundësinë ta ndjekin takimin drejtpërdrejt, pasi do të transmetohet live në Saranda Web, në facebook dhe youtube. Një mundësi për të qenë pranë ekipit, edhe nga distanca, në një moment kaq të rëndësishëm të sezonit.

 

Butrinti hyn në këtë përballje me besim të plotë, pas paraqitjeve pozitive që kanë rritur moralin dhe ambicien e skuadrës. Përballë Maliqit, synimi është i qartë: fitore dhe vazhdim i rrugëtimit në këtë fazë të garës.

 

Në rast suksesi, Butrinti do të përballet në fazën pasardhëse me fituesin e çiftit Bylis B – Partizani B, duke e bërë edhe më të rëndësishme ndeshjen e sotme, ku çdo detaj mund të bëjë diferencën.

 

Trajneri dhe stafi teknik kanë përgatitur skuadrën për këtë sfidë vendimtare, duke kërkuar përqendrim maksimal dhe shpirt gare nga minuta e parë deri në fund. Edhe pa tifozë në shkallët e stadiumit, Butrinti do të luajë për qytetin, ndërsa mbështetja këtë herë do të vijë përmes ekranit.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë