Ende asnjë rezultat nga kërkimet në Liqenin e Butrintit


liqeni butrintitKur kanë kaluar 5 ditë nga zhdukja në Liqenin e Butrintit të peshkatarit Eduard Shahini, kërkimet e pulumbarëve nuk kanë patur asnjë rezultat, megjithëse kërkimet kanë qenë intensive dhe të pandalshme.
Eduart Shahini, 48 vjeç nga Ksamili, ishte duke peshkuar së bashku me të birin Santiago, kur varka e tyre u fundos në Liqenin e Butrintit, pasi mori ujë si pasojë e dallgëve. Duke qenë se largësia nga bregu ishte e konsiderueshme dhe kushtet e motit ishin të këqija, Eduarti nuk mundi të dilte në breg.
Policia e Sarandës nga ana e sajë ka  garantuar se kërkimet do të vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë deri në gjetjen dhe nxjerrjen e tij nga uji.

Apeli i familjarëve të peshkatarit të mbytur në Liqenin e Butr…Apeli i familjarëve të peshkatarit të mbytur në Liqenin e Butrintit
Përgatitur nga gazetarja Shpresa Dine

Posted by Saranda Web on 2016-03-26

 

.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Rama: Rrjetet sociale janë të rrezikshme! Paralajmëron kufizim në 16 ose 18 vjeç
Lexoni më shumë
Ujësjellës Kanalizime Sarandë kërkonte rritje të tarifës së ujit, Këshillit Bashkiak i jep përgjigje
Lexoni më shumë
IKMT aksion në Lukovë, Borsh dhe Piqeras, shemben disa objekte në bregdet
Lexoni më shumë
Ligji i ri për turizmin, qeveria ruan dhënien e pronave shtetërore deri në 99 vjet dhe shitjen e vilave në resorte
Lexoni më shumë
Këshilli Bashkiak Sarandë mblidhet të premten, diskutohen tarifat e ujit, pronat dhe sezoni turistik
Lexoni më shumë
Nga 2027 ndryshojnë rregullat e telefonisë celulare: Çfarë përfitojnë qytetarët
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.