Butrinti me PPP: Elva Margariti shpjegon si do të menaxhohet Parku i Butrintit

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një marrëveshje që ka të bëjë me një mënyrë tjetër të menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti hodhi poshtë të gjithë akuzat se kjo marrëveshje u kalon në pronësi fondacioneve, pra menaxhimi do të bëhet nga shteti, ku një pjesë e të ardhurave do të derdhen në arkën e kujdesit të trashëgimisë.

Sipas saj, në këtë marrëveshje parashikohen edhe zona të veçanta për shërbimet apo vizitorët dhe jo si funksionon aktualisht.

Elva Margariti: “Miratuam marrëveshjen për administrimin e 9 zonave të trashëgimisë kulturore dhe të peizazheve kulturore, pjesë e Butrintit. Ky është një lajm i mirë, pasi pas hapave që kemi bërë si për hartimin e planit, ashtu edhe me qasjen e re në frymën më bashkëkohore, ministria ka hartuar një sërë aktesh nën ligjore dhe kjo marrëveshje nis një proces të ri për menaxhimin e siteve, nis me një projekt ambicioz për të cilin kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me UNESCO, kemi pasur konsultime me ekspertë të ndryshëm, dhe rol kyç ka pasur instituti i arkeologjikë duke nisur që bërthama e këtij parku është pjesa arkeologjike.

Kjo marrëveshje së bashku me atë që kaluam sot në Këshillin e Ministrave do të ratifikohen në parlament, është një model hibrid, jo fitim prurës, aseti është pjesë e shteti shqiptar, asnjë pronësi nuk i kalon asnjë fondacioni apo etniteti tjetër, menaxhimi kryehet nga shteti shqiptar, ku në bordin e 2 kemi 2 anëtar të Ministrisë së Kulturës, ashtu si kemi dhe 2 anëtarët të të Fondit Amerikano shqiptar për Zhvillim dhe 1 ekspert të shquar të Butrintit, ky bord do të marrë vendimpër një plan biznesi të detajuar, 7-vjeçar, kemi hartuar këtë akt marrëveshje sepse Butrinti po kalon një menaxhim të pjesës arkeologjike, por është edhe pjesë e një parku, duam që parku kombëtar të jetë model në rajon, me një model të ri bashkëkohor te menaxhimit, carbon free, çdo element që lidhet me shërbime të integruar, qendra vizitorësh, do jenë të veçuara jo në hyrjen aktuale.

Për herë të parë ne kemi hartuar një skemë të plotë se si Parku do të mbajë të ardhurat në territor, por do të derdh edhe në arkën e kujdesit të trashëgimisë, e fillojmë me Butrinit, dhe jam vërtetë krenare që ia dolëm kësaj dite”, tha Margariti.

Kjo marrëveshje e miratuar sot në Këshillin e Ministrave pritet të ratifikohet në parlament. shqiptarja.com

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Prokurori i Sarandës Edison Ademi fiton në Strasburg, vendimi i Gjykatës: U shkarkua padrejtësisht

Prokurori i Sarandës Edison Ademi fiton në Strasburg, vendimi i Gjykatës: U shkarkua padrejtësisht

18 Nëntor 2026 18:02
Flamurtari dhe Butrinti përballen sot në Kupë, sarandiotët synojnë surprizën

Flamurtari dhe Butrinti përballen sot në Kupë, sarandiotët synojnë surprizën

18 Nëntor 2026 09:54
Qeveria kundërshton shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura

Qeveria kundërshton shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura

17 Nëntor 2026 12:39
Pragu i TVSH zbret në 5 milionë lekë: Mijëra fermerë rrezikojnë të humbasin kompensimin 10%

Pragu i TVSH zbret në 5 milionë lekë: Mijëra fermerë rrezikojnë të humbasin kompensimin 10%

17 Nëntor 2026 10:52
Nga 1 janari 2027 ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit për tri kategori

Nga 1 janari 2027 ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit për tri kategori

17 Nëntor 2026 09:23
Aksident tragjik: humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë Ermal Lula

Aksident tragjik: humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë Ermal Lula

16 Nëntor 2026 19:29