Elidon Hysenaj konfirmohet në detyrë

09/10/2312:58

Shperndaje:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënë më 9 tetor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Elidon Hysenaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Gjatë seancës dëgjimore më 5 tetor, relatori Hamitaj vuri në dukje se përtej raportit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, KPK ka gjetur vetëm një bilanc negativ prej rreth 400 mijë lekësh në pasurinë e Hysenajt. Sipas KPK, ky bilanc negativ vinte nga pamundësia për të kthyer pas një hua prej 800 mijë lekësh, marrë vjehrrit të Hysenajt për pagesën e një kësti shtëpie. Prokurori Hysenaj deklaroi se kishte paraqitur prova që kundërshtonin këtë gjetje. Po ashtu, Hysenaj dha shpjegime dhe për konstatimet në kriterin e figurës dhe për profesionalizmin.

Elidon Hysenaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004. Ai u emërua prokuror në vitin 2015 dhe e ushtroi funksionin prej tetë vitesh në Prokurorinë e Rrethit Sarandë dhe më vonë në Berat. Së fundmi ai është caktuar në Prokurorinë e Durrësit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

African Beach & Restaurant në Sarandë kërkon të punësojë staf për sezonin
Pasticeri Dolce në Sarandë kërkon staf sezonal. Ofrohet akomodim
Pension për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta, zbatimi nis në qershor
Zbardhen zonat për “Paketën e Maleve” në Sarandë: 22 Ha në Gjashtë dhe 43 Ha në Lëkurës
Banorët denoncojnë: Lumi në Borsh po mbushet me mbetje, rrezikohet edhe plazhi – VIDEO
Bashkia Sarandë dorëzon hartat e “Paketa e Maleve”, ishte vënë kusht për rikandidimin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.