Ekstremisti i Agimit të Artë vret shqiptarin në Korfuz

03/12/1817:17

Shperndaje:


 

Mediat greke zbulojnë sot një fakt skandaloz. Ato shkruajnë se vrasja e 63-vjeçarit Petrit Zifle në Korfuz është kryer nga një anëtar i Agimit të Artë.

Ngjarja ndodhi më 25 nëntor në Dragotina, Korfuz. Siç thonë banorë të zonës, Zifle ishte konfliktuar me fjalë një dite para vrasjes në një lokal të fshatit me autorin për çështje të karakterit etnik. Autori i ngjarjes rezultoi pikërisht 44-vjeçari nga Korfuzi, që është anëtar i Agimit të Artë në Lefkimi, madje dhe përfaqësues i kësaj partie në ditën e zgjedhjeve.

Vrasësi kishte hapur debat për jo grekët dhe për çështjen e Maqedonisë në lokal dhe aty kishte ndërhyrë dhe Zifle. Pjesëtarët e tjerë në lokal i kanë ndarë dhe autori është larguar më pas duke kërcënuar Ziflen, të cilit në Greqi i flisnin Petro.

Më pas vrasësi i ka bërë pritë dhe e ka vrarë 63-vjeçarin shqiptar, trupin e të cilit e ka hedhur në një hendek, ku u gjet.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Taverna Rrapo në Sarandë kërkon Zgarist dhe Sanitare
Plagosën rëndë një 26-vjeçar dhe prindërit e tij në Sarandë, vihen në pranga 2 vëllezërit
Automjeti merr flakë pas goditjes nga kamioni, humbin jetën 3 shqiptarë – VIDEO
Restorant “Sirocco” në Sarandë kërkon Banakier/e
Bujar Leskaj: Rama dështoi në mënyrë skandaloze me emergjencën e zjarreve
Hotel Saranda kërkon Sanitare (me kohë të plotë ose part-time)

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.