Ekstradohet nga Italia vrasësi i Edmond Theodhorit

26/10/1911:05

Shperndaje:


Kevi Hysa, 28-vjeç është ekstraduar nga Italia, pasi është akuzuar për vrasjen e pronarit të një lavazhi në vitin 2015 në Sarandë. Hysa ishte arrestuar Shkurtin e këtij viti në Itali, dhe pritet të gjykohet për veprën penale të “vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Si ndodhi vrasja e biznesmenit:

Edmond Theodhori i njohur edhe si Edmond Mehmeti u vra me armë zjarri më 10 korrik 2015 në qytetin e Sarandës. Krimi i rëndë erdhi pas një zënke midis viktimës dhe autorëve natën përpara krimit, shtetasi Keivi Hysa dhe xhaxhain e tij, Gani Hysa për motive të dobëta.

Pas kësaj ngjarje të dy personat e sipërpërmendur rreth orës 01:00 të një ditë më pas, kanë vënë në dijeni për konfliktin edhe 23-vjeçarin Elion Hysa nga Gjormi i Krujës dhe shokët e tij Enkeled Hysa, Ajman Zyba nga Laci dhe Ylli Reçi nga Gjormi i Krujës dhe së bashku e kanë kërkuar viktimën nëpër qytet dhe e kanë gjetur, pikërisht në vendin ku kishte ndodhur konflikti një natë më parë.

Sapo e kanë parë, kanë rrethuar mjetin dhe kane thyer xhamat me shkop bejsbolli dhe me qytën e pistoletës, ku pas kësaj njëri prej autorëve i është afruar dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri në drejtim të 32-vjeçarit Edmond Theodhori, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas krimit, të gjithë autorët janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim te vendbanimeve të

Njoftimi i policisë për ekstradimin e Hysës:

Ekstradohet nga Interpol Tirana një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për Vrasje

U krye ekstradimi nga Milano/Itali drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar K. H., 28 vjeç, lindur në Kurbin.

Shtetasi K. H. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Më datë 10 korrik 2015, rreth 02:00, në Sarandë, si rezultat i një mosmarrëveshjeje për motive të dobëta mes pronarit të një autolavazhi makinash, shtetasit E. M., me shtetasit G. H., E. H. dhe K. H, këta të fundit e goditën me shkop bejsbolli dhe me tytën e pistoletës. Pas kësaj një nga autorët iu afrua dhe qëlloi në drejtim të shtetasit E. M., i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali dhe ekstradimi drejt vendit tonë


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.