Ekspozita “121 jetë suksesi në 121 fotografi”, me tyre edhe sarandiotja Alma Ajazi

23/06/199:12

Shperndaje:


Nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta u çel në mjediset e hapura të Institucionit të kreut të shtetit ekspozita kushtuar grave të suksesshme shqiptare kudo ku jetojnë: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Zvicër, Gjermani, Itali, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj.

Pasi përuroi hapjen e ekspozitës së titulluar “121 jetë suksesi në 121 fotografi” dhe duke mirëpritur zonjat dhe zonjushat që me kontributet e tyre lartësojnë emrin e Shqipërisë në botë, Presidenti i Republikës theksoi se vendi sot ka shume nevoje per qetesine, mencurine dhe impenjimin e grave.

“Ndihem i lumtur veçanërisht për faktin se këto histori suksesi iu dedikohen zonjave shqiptare kudo në botë që na e kanë zbukuruar dhe fisnikëruar Presidencën si asnjëherë tjetër.

Ky ndriçim që ju na sillni këtu, së bashku me historitë tuaja të suksesit në katër anët e botës, është frymëzues për shumë gra dhe vajza të reja shqiptare, të cilat kanë nevojë të kenë më shumë besim e më shumë frymëzim për t’u ndarë me dëshpërimin që vjen shpesh edhe nga pamundësia për të gjetur modelin dhe shembullin e duhur.”

Pasi falënderoi “Albanian Excellence” dhe drejtuesen, znj. Alma Ajazi, me origjinë nga Saranda, tha se me të vërtetë jam nderuar që jam zgjedhur nga ju të jem ndër gratë e tjera të jashtzakonshme. Edhe pse unë mendoj se jam një pikë e vogël e ujit në këtë ujëvarë të bukur. Ne kemi lënë gjurmë pozitive prapa në diasporë, dhe ne si gra kemi tejkaluar vështirësitë.
Ne kemi dëshmuar se asgjë nuk është e pamundur dhe ne do të vazhdojmë të shkëlqejmë. Femrat janë arkitektet e vërteta të shoqërisë.
çfarë është suksesi që mund të më pyesni? suksesi është kur fle në mbrëmje dhe shpirti është në harmoni. I uroj të gjitha zonjat e nderit gjitha të mirat dhe vazhdoni të frymezoni dhe të beni gjëra të mëdha për shoqerine. Shpresoj që prindërit e vajzave të vogla do i shikojnë ato dhe do thonë, Po, femrat munden. Ju faleminderit.

Më tej Presidenti Meta tha se unë jam i bindur që historitë tuaja të suksesit, të sjella së bashku në këtë ekspozitë dhe libër, do të shërbejnë si frymëzim dhe do të bëhen një model i shkëlqyer për vajzat e gratë e reja, që sot ndodhen në momente të vështira, apo që përpiqen të arrijnë suksese në jetën e karrierat e tyre. Me ju Shqipëria bëhet vërtetë zonjë!”

Presidenti i Republikës iu uroi sa më shumë fat dhe suksese të mëtejshme në jetën profesionale dhe punën e tyre, që nxjerr në pah arritjet dhe kontributet e jashtëzakonshme të grave shqiptare kudo në botë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

19-vjeçarja shqiptare humb jetën në Greqi, e droguan dhe e lanë të vdiste në rrugë
Kërkohet një kujdestare gjatë ditës për një grua të moshuar në Sarandë
MARKET DAILY në Sarandë kërkon të punësojë staf shërbimi dhe manaxherial
Market ushqimor JULI kërkon Kasiere dhe Sistemuese. Ofrohet akomodim
Digjet një automjet në orët e para të mëngjesit, Policia në kërkim të autorëve
Sarandë/ Nuk ka më vende në Varrezat e Limionit, Bashkia: shkoni në Volloder

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.