Edi Rama i thotë Lamtumirë Vlorës dhe Sarandës, kush do të jetë deputetja e re

21/06/2117:09

Shperndaje:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin që la mandatin e Vlorës për atë të Durrësit.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ kreu i qeverisë theksoi se Vlora është dhe do të jetë deri në fund në zemrën e tij.

 

Mes të tjerash ai qartësoi se Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt vendin.

 

Pas këtij vendimi të Edi Ramës për të marrë mandatin në Durrës, deputetja e re e PS për Qarkun Vlorë do të jetë Teuta Ramaj.

 

MESAZHI I RAMES
Edi Rama: Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt #Shqipërinë2030🇦🇱


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Denoncim nga një shtetase amerikane: Po kërcënohem nga një bashkëkombës që jeton në Sarandë
Kompania Gjoni kërkon të punësojë Punonjës / Shofer
CIAO Bar Restaurant në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026 – Ofrohet akomodim
Onhezmus 1 Boat Tours kërkon të punësojë staf për sezonin
MARKATO JURI në Sarandë kërkon Menaxher/e dhe Krepier/e
Big Market Sarandë kërkon të punësojë specialist fast food-i

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.