E vrau natën, e qau ditën


Ish- polici i komunës Xarrë vrau 44-vjeçarin në fshatin Shkallë gjatë natës, e të nesërmen i shkoi në varrim. Por “dhimbja” për vdekjen e bashkëfshatarit të tij nuk e ka shpëtuar atë nga dyshimi i policisë dhe është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes.

Bëhet fjalë për 49-vjeçarin, Ajet Rexhepi, të cilit iu komunikua arrestimi disa orë pasi u shoqërua si person i dyshuar për ekzekutimin me plumb në ballë të Pajtim Shehut, që ndërhyri të ndohmonte bashkëfshatarin e tij që i kishin hyrë në lokal për ta grabitur.

Mësohet se Ajet Rexhepi është komshi me viktimën. Ai ishte një nga dhjetëra të shoqëruar nga Policia e Sarandës, si person që mund të kishte dijeni për ngjarjen, lidhur kjo edhe me një konflikt të mëparshëm banal që ka pasur me viktimën, por edhe me pronarin e lokalit, Arqile Poçi.
Policia e Sarandës ka vënë në pranga një ish-efektiv të policisë, pasi dyshohet të jetë autor i vrasjes së 44-vjeçarit Pajtim Shehu. Ngjarje kjo e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës së shkuar në një lokal në fshatin Shkallë të Konispolit. Bëhet fjalë për Ajet Rexhepin banues në këtë fshat, i cili ka pasur konflikte me viktimën, por edhe me pronarin e lokalit ku ndodhi vrasja.
Sipas grupit hetimor, Rexhepi u arrestua pasditen e së hënës, pasi ka dyshime të forta se ai ka qëlluar për vdekje babain e tre fëmijëve me një plumb në fytyrë (poshtë syrit). Ndërkohë, hetuesit e çështjes sqaruan se 49-vjeçari u vu nën akuzë pas përgjimeve të kryera, por edhe bazuar në dëshmitë kontradiktore të dhëna prej tij. Por, prova më e fortë që “kompromenton” Rexhepin, është fakti se atij i janë gjetur gjurmë baruti në duar. E ndërsa dyshohet për vrasje, ende nuk dihet nëse ish-polici, i cili mori pjesë dhe në ceremoninë e varrimit të Pajtim Shehut, e ka vrarë atë aksidentalisht apo me dashje.
ARRESTIMI
Një ditë pas ekzekutimit të Pajtim Shehut, policia e Sarandës ka shoqëruar dhe marrë në pyetje shumë persona (numri arrin mbi 80-të). Mësohet se në lidhje me këtë ngjarjeje është shoqëruar dhe fqinji i viktimës, Ajet Rexhepi si dhe djali i këtij të fundit. Shoqërimi i Rexhepit është bërë në cilësinë e personit që mund të kishte dijeni për ngjarje, por edhe për faktin se ai ka pasur konflikt me 44-vjeçarin (për një zënkë mes fëmijëve të tyre) dhe nuk i fliste prej disa kohësh. Mësohet se agjentët e policisë e kanë përgjuar 49-vjeçarin në automjetin e tij dhe në dhomat e izolimit ku ishte shoqëruar bashkë me djalin e vet.
Policia e Sarandës ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare pas arrestimit të 49-vjeçarit. Ndërkaq, burimet zyrtare nuk bëjnë të ditur motivin e qartë të ngjarjes, pasi dy pistat në të cilat po hetohet janë ajo e vrasjes për motive të dobëta pas konflikteve të mëparshme dhe ajo e vrasjes aksidentale.
Kontradiktore duken edhe të dhënat lidhur me grabitësin e lokalit të Arqile Poçit. Vetë ky i fundit ka pohuar se ka parë një fuoristradë të dyshimtë që largohej nga vendin e ngjarjes, së cilës nuk kishte arritur t’i shikonte targën. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lokalin e fshatit Shkallë, mbetet mister fakti se në vendngjarje nuk është gjetur gëzhojë arme. Nisur nga ky fakt, dyshohet se arma mund të ketë qenë pistoletë me mulli, por nuk përjashtohet mundësia që i dyshuari Ajet Rexhepi është treguar i kujdesshëm, duke e marrë prej andej për të mos lënë gjurmë.
49-vjeçari, ish-polic i Komunës Xarrë, është gjithashtu pronar i një lokali pranë vendit të ngjarjes. Mësohet se banorët e zonës ishin në dijeni të konfliktit që ai kishte me viktimën Pajtim Shehu, por edhe me pronarin e lokalit, Arqile Poçi. Me këtë të fundit, Ajet Rexhepi ishte konfliktuar në dhjetor të vitit 2009, gjatë ushtrimit të detyrës për një tendë të ndërtuar në lokalin e tyre

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti pret Albpetrol në Sarandë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web
Lexoni më shumë
Saranda, qyteti ku investimet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit riparohen pafund
Lexoni më shumë
Elisa Spiropali letër Skënderbeut: Përgjigjja që presin prej teje nuk është një tjetër fjalim, por një vendim
Lexoni më shumë
Atentati me tritol në Gjirokastër, arrestohen dy persona dhe shpallen në kërkim dy të tjerë
Lexoni më shumë
Hotel Olympia në Sarandë kërkon Roje‐Mirëmbajtës dhe Sanitare
Lexoni më shumë
Rrëfimi që të këput shpirtin i Alida Metaj në Sarandë: “Djalin e lë të mbyllur me çelës në shtëpi që të shkoj në punë”
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.