E pabesueshme, “James Bond” vjen në Sarandë për xhirimin e filmit


Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” të gjithë teleshikuesit u habitën kur Çani ftoi në studio dy aktorët e famshëm ‘Daniel Craig’ i njohur si ‘James Bond’ dhe ‘Jason Statham’.

“Si iu duk Tirana?”, i pyeti Çani. “Shumë pozitiv dhe kemi dëgjuar legjendat e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Para se të vij në Shqipëri, jam informuar për legjendën e Skënderbeut”, tha ‘Jason’.

Në fakt dy personazhet e ftuar ishin sozitë e dy aktorëve të mëdhenj. Ngjashmëria me dy aktorët hollivudian është e pabesueshme. Personi që i ngjan Jason Stathamit është shqiptar dhe quhet Besnik Tafallari. Ndërsa Max Fraisl nga Austria është sozia e aktorit Daniel Craig.

Besniku është shqiptar, por ka lindur në Stuttgart të Gjermanisë, ndërsa Max është shok i Besnikut dhe është nga Austria.

Dy sozitë e aktorëve kanë ardhur në Shqipëri për të xhiruar një film në Sarandë.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë
3 muaj nga inaugurimi i terminalit të autobusave në Sarandë, ujërat e shiut rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit
Lexoni më shumë
Sekuestrohen 36 kilogramë kanabis dhe para në dy makina ku udhëtonin tre persona
Lexoni më shumë
Halil Shabani rrëfen historinë e valles së Osman Takës dhe si e ktheu Taip Madani në valle legjendare
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.