E kërkuan 93% e ndjekësve të Saranda Web, Rama: Do ta mbyllim rrugaçin e lagjes

21/12/2418:19

Shperndaje:

Rama: Do të mbyllim TikTok-un për 1 vit, “Rrugaçi i lagjes që ndikon negativisht tek fëmijët”

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një fjalimi për sigurinë dhe edukimin e fëmijëve, duke paralajmëruar mbylljen e rrjetit social TikTok për një periudhë prej 1 viti. Rama e përshkroi platformën si një ndikim negativ dhe të rrezikshëm për të rinjtë, duke e quajtur “rrugaçi i lagjes”.

 

TikTok është shumë më i fortë, shumë më ndikues dhe shumë më tërheqës se çdo faktor tjetër negativ. Ai rrugaçi i lagjes që e ka çdo fëmijë në telefon quhet TikTok. Kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Ne TikTok-un do ta mbyllim për një vit,” tha Rama, duke shtuar se platforma përmban përmbajtje të papërshtatshme dhe të dëmshme.

 

Kryeministri theksoi se në versionin kinez të TikTok-ut nuk shfaqen “rrugaçë, perversitete, llum dhe qenëri” si në versionet që përdoren nga fëmijët shqiptarë.

Ai njoftoi se vendimi për mbylljen e TikTok-ut erdhi pas një diskutimi gjithëpërfshirës me faktorë të lidhur me edukimin dhe sigurinë e fëmijëve.
Unë sot ndihem i lehtësuar që, pas një periudhe të shkurtër diskutimesh, kemi një plan konkret me masa specifike që do të sjellin një sistem arsimor më të mirë dhe më të sigurt,” përfundoi Rama.

 

Në një anketë të zhvilluar nga Saranda Web, u përgjigjën mbi 3600 persona dhe 93% e tyre shpreheshin Pro mbylljes së TitTok.

Ky vendim pritet të ngjallë debat të gjerë, veçanërisht mes përdoruesve të rinj dhe ekspertëve të teknologjisë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dita e Verës në Sarandë, aktivitete për fëmijë dhe performanca artistike në shëtitore – VIDEO
Të shtënat me armë pas konfliktit mes të rinjve, 4 persona të shoqëruar dhe 2 në kërkim
Bashkia Sarandë tender 470 milionë lekë për zyra dhe magazinë të Ndërmarrjes së Shërbimeve në Volloder
Emërohet drejtuesi i ri politik i PD për Qarkun Vlorë
Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.